E Shtunë, 31 Tetor 2026

Golat do të vijnë

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka insistuar se nuk brengoset për mungesën e golave në vitin 2010. 24-vjeçari nuk ka realizuar prej pushimit dimëror, në tre ndeshjet e kaluara kundër Osasunas, Real Mallorcas dhe Athletic Bilbaos. Por, ai nuk është i brengosur.

“Këto gjëra mund të ndodhin. Nuk brengosem rreth kësaj, sepse jam i sigurt se golat do të vijnë”, deklaroi Ronaldo, i cili ka shënuar shtatë gola në 11 paraqitjet e tij, gjatë këtij sezoni në La Liga.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›