Kujtimet e Ismail Qemalit, zbardhet plotësisht jeta e babait të kombit
Do të duhej afro një shekull që lexuesi shqiptar të shohë vizionet dhe mendimet e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali . çfarë ka ndryshuar në konceptet e këtij mendimtari dhe burri shteti? Sa afër dhe larg Perëndimit qëndrojnë vizionet e tij për një Evropë të madhe, apo të bashkuar? Verifikime dhe rishikime të historisë vijnë tashmë në një libër me kujtime të plakut të Vlorës. Libri tregon kujtime të veccanta që sipas shkrimtarit Arben Puto historiografia jonë nuk i ka dhënë vendin që Ismail Qemali meriton.
Ndërkohë në kritikën që i bën këtij libri akademiku Jorgo Bulo e cilësoi atë si një vepër të rrallë për disa arsye.
I përkthyer nga anglishtja prej Abdurrahim Myftiut, "Kujtime" e Ismail Qemalit u botua në Londër më 1920, një vit pas vdekjes së tij dhe që për herë të parë vjen në duart e lexuesve shqiptarë në shqip i përkthyer nga origjinali e botuar nga shtëpia botuese "Toena".