E Diel, 1 Nëntor 2026

Derbi i Milanos, “ndizen” kapitenët Zaneti e Ambrozini

Kapiteni i kampionëve, Havier Zaneti shprehet i sigurte: “Të dielën fiton Interi!” I pyetur nga gazetarët se cilin trofe do të dëshironte të fitonte, Zaneti shprehet: “Do të provojmë të fitojmë edhe kampionatin edhe Serinë A”.

Në kampin tjetër Masimo Ambrozini tregohet më i përmbajtur. “Unë s’mund të ‘firmos’ që Milani fiton kampionatin dhe Interi fiton Championsin. Por që Interi merr kampionatin dhe Milani shpallet kampion i Evropës, këtë e ‘firmos’ menjëherë”, deklaron kapiteni i Milanit.

Lidhur me ndeshjen e së dielës, Ambrozini shprehet: “Interi është shumë i fortë, por edhe ne po kalojmë një periudhë të shkëlqyer. Nuk shoh ndonjë favorit”.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›