Brazil 2014 FIFA pro birres
FIFA këmbëngul se birra duhet të shitet në të gjitha stadiumet braziliane, ku do të luhen ndeshjet e Kupës së Botës 2014. Sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Zherom Valke bëri të ditur se e drejta e shitjes së birrave duhet të përfshihen në projekt-ligjet e Botërorit, që po shqyrtohen nga Kongresi.
Aktualisht, pijet alkoolike në impiantet braziliane janë të ndaluara, ndërsa ministri i Shëndetësisë, Padilha, e këshilloi Kongresin që ky rregull të mbetet në fuqi edhe pas miratimit të ligjeve të reja.
Për gazetarët në Rio de Zhaneiro, Valke u shfaq i zemëruar me krerët e shtetit amerikano-latin, duke këmbëngulur se “pijet alkoolike janë pjesë e Kupës së Botës dhe kjo nuk mund të ndryshohet”, ndërsa tha se kjo pjesë është e panegociueshme.
Prej vitit 2003, në Brazil është ndaluar përdorimi i alkoolit në ndeshjet e futbollit. Kjo ishte një tentativë për të evituar episodet e dhunës ndërmjet tifozerive rivale. Drejtuesit e FIFA-s janë të pakënaqur për faktin se negociatat me shtetin brazilian kanë qenë të ngadalta dhe mendojnë se është humbur shumë kohë duke diskutuar.
Përveç problemit të pijeve alkoolike, me legjislacionin që qëndron prej muajsh në Kongres pa u miratuar, një tjetër çësghtja pa zgjidhje është edhe kërkesa e qeverisë braziliane për të ulur çmimin e biletave për studentët dhe të moshuarit.
Gjatë vizitës në Brazil, Valke ka inspektuar stadiumet e 12 qyteteve ku do të zhvillohen ndeshjet e aktivitetit madhor. Ai kritikoi edhe ritmin e punimeve dhe deklaroi se infrastruktura ende nuk është përmirësuar në nivelet e kërkuara për të mirëpritur vizitorët.