NBA i papritur rezultati i Oklahoma Sitit perballe Uashingtonit

Në një kampionat të tillë, mund të ndodhë që edhe skuadra më e dobët në NBA, të kthehet në rrugën e duhur duke mposhtur mbretëreshën e Perëndimit: Uashington i jep fund serisë pozitive prej 7 fitoresh radhazi të Oklahoma Sitit, duke fituar me shifrat 105-102.
Paraqitje e shkëlqyer për dyshen Xhon Uoll-Nik Jang, që realizuan përkatësisht 25 dhe 24 pikë, ndërsa në kampin tjetër nuk mjaftuan 36 pikët e Uestbruk dhe 33 të Durant, me këtë të fundit që gaboi goditjen prej tri pikësh, e cila do të sillte kohën shtesë.
Nga kjo humbje e Thandër, përfituan ndjekëset, mbi të gjitha San Antonio, që regjistroi triumfin e parë jashtë fushe, duke mposhtur 85-83 Orlandon në kohën shtesë. Toni Parker realizoi 25 pikë, 14 prej të cilave në periodën e katërt, por vendimtare ishte goditja prej tri pikësh e Geri Nil që i dha fitoren teksanëve në sekondat e fundit. Mexhik kishin mundësi të fitonin, por goditja e bukur e Redik erdhi disa të dhjetat pas fërshëllimës finale dhe u anulua.
Ndërkohë, goditja për tri pikë e Çonsei Billaps ishte e rregullt dhe vendimtare në fitoren me foto-finish, 91-89 që Los Anxhelos Klipërs arritën përballë Dallas Maveriks. 35-vjeçari e mbylli sfifën me 21 pikë dhe 8 pritje nën tabelë, i ndihmuar nga Uilliams me 26 pikë pavarësisht se luajti nga stoli dhe Grifin me 14 pikë e 17 pritje nën tabelë.
Në Konferencën e Lindjes, Filadelfia pëson disfatën e parë sezonale në shtëpi, pas 7 fitoreve radhazi dhe dorëzohet me rezultatin 108-104 në kohën shtesë përballë Denver Naxhets. Mbrëmja ishte spektakolare për Andre Miler, që regjistroi 28 pikë, 10 asist e 8 pritje nën tabelë.
Toronto u shkatërrua 96-73 nga Bostoni, ndërsa Nju Orlins u mposht 93-87 nga Memfis, duke pësuar humbjen e pestë radhazi dhe të 11-tën në 12 sfidat e fundit të luajtura.
Nju Jork Niks pësuan disfatën e katërt radhazi, pasi u thyen 91-88 nga Feniks. Lojtari i ndeshjes ishte Stiv Nesh me 26 pikë, ndërsa Nju Jorku u tradhëtua nga yjet Antoni e Studemir. Në natën e së enjtes, fituan edhe Bostoni, Nju Xhersi, Atlanta, Minesota e Sakramento.