Kryendeshja, në Mitrovicë
Ndeshja ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Kolegjit EuroSport, e cila zhvillohet të premten mbrëma në kryeqytet, e hap xhiron e njëzetepestë të BKT-Superligës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit janë favoritë absolutë për ta mposhtur ekipin nga Bardhoshi dhe për ta shënuar kështu fitoren e njëzetedytë në këtë kampionat.
Takimi mes këtyre dy ekipeve nis në orën 20:00. Ndërsa të shtunën prej orës 18:00 zhvillohen dy ndeshjet tjera të kësaj jave. Në Prizren do të përballen dy rivalët e vjetër, Bashkimi dhe Peja, kurse derbi i kësaj jave zhvillohet në Mitrovicë.
Aty do të ballafaqohen dy skuadrat e këtij qyteti, Bambi dhe Trepça, të cilat aktualisht radhiten në pozitat 3 dhe 4 të tabelës së klasifikimit. Kjo xhiro përfundon me ndeshjen mes Kosovës dhe Mitrovicës, e cila zhvillohet të dielën në Vushtrri prej orës 19:00.
BKT-Superliga - Xhiroja e 25-të
E premte
S. Prishtina – K. EuroSport20:00
E shtunë
Bashkimi – Peja18:00
Bambi – Trepça18:00
E diel
Kosova – Mitrovica19:00