E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zannier, kandidat konsensual për në krye të OSBE-së

Shefi i misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Lamberto Zannier, është shfaqur si kandidat konsensual për te qene në krye të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian.
 

Agjencia e lajmeve DPA, duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme të Lituanisë, vend ky që mban kryesimin e radhës së OSBE-së, ka thënë se “procedurat janë duke vazhduar për ta zgjedhur Zannierin si shef të ri të organizatës 56 anëtarësh”.
 

Diplomati italian, Zannieri, ka qenë në krye të UNMIK-ut që nga viti 2008. Ndërsa dita e hënë, ka qenë dita e fundit për vendet anëtare të OSBE-së, të cilat arritën vendimin me konensensus, që të paraqesin kundërshtimet ndaj kandidaturës së Zannierit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›