E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurti: Alternativa ndaj vjedhjes është: Mos vidh!

Lëvizja “Vetëvendosje” ka njoftuar se ditën e mërkurë do të organizojë një protestë paqësore me moton “kundër vjedhjes”. Këtë deklaratë e konfirmoi lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti.
 

Protestuesit, tha Kurti, do t`i kenë xhepat e nxjerrë jashtë duke paraqitur kështu simbolikisht varfërinë e qytetarëve për shkak të vjedhjes së pushtetit. Mjerimi social në Kosovë, sipas tij, nuk është fatkeqësi natyrore, por dashakeqësi politike.
 

“Janë tri lloje kryesore të vjedhjes: manipulimi me tenderët që u jepen zakonisht e kryesisht biznesmenëve që janë miq të qeverisë; shitja e ndërmarrjeve publike me këtë privatizim të egër që ua mbush xhepat ministrave; dhe marrëveshjet e paralajmëruara me Serbinë që na e vjedhin territorin e Kosovës”.
 

I pyetur të komentojë deklaratën e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuci, i cili e ka ftuar “Lëvizjen Vetëvendosje” që të lërë mënjanë ofendimet dhe të ofrojë alternativa konkrete, Kurti është përgjigjur: “Ne e kemi dhënë alternativën tonë në programin tonë politik. Sigurisht që alternativa ndaj vjedhjes është: “Mos vidh”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›