E Diel, 1 Nëntor 2026

Zannieri: Strategjia mund të kontribuojë në stabilitetin e Kosovës

Shefi i Misionit të KB në Kosovë, Lamberto Zannier ka deklaruar se mbetet në qëndrimin mbi nevojën e dialogut të Beogradi e Prishtinës pavarësisht se çfarë qëndrimi do të marrë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. Sipas tij vështirë është të thuhet nëse Beogradi e Prishtina do të jenë afër tryezës negociatore pas mendimit të GJND, sepse

disa qëndrime rreth kësaj çështje po merren edhe para vendimit të gjykatës. Beogradi po dëshiron ti hap disa procese ndërsa Prishtina nuk është për këtë. Unë edhe më tutje mbetem në qëndrimin se dialogu do tu kontribuonte të dy palëve, ka theksuar shefi i UNMIK. Ai konsideron se dialogu mbi çështjet teknike ndërmjet Beograd e Prishtinës do të kontribuonte në mirëkuptimin më të mirë, përparimin dhe stabilitetin në Kosovë. Duke folur mbi strategjinë e Piter Fejtit për integrimin e veriut të Kosovës, Zannier ka nënvizuar se UNMIK nuk ka qenë i konsultuar kur është përgatitur ai dokument as që ka qenë i inkuadruar në përgatitjen e cilitdo aspekt të tij, e vetvetiu as në zbatimin. Qëllimi ynë është ti zgjidhim problemet ashtu që do ta shtojmë pjesëmarrjen dhe angazhimin e bashkësive. Më shumë po përqendrohemi në disa çështje se sa në parime, thotë ai. Duke iu përgjigjur pyetjes nëse Strategjia mund të shkaktojë destabilitetin e situatës në Kosovë, Zanieri ka thënë se në qoftë se do të respektoheshin parimet e dialogut dhe të transparencës, ajo mund ti kontribuojë stabilitetit në Kosovë. Po e vërejmë ekzistimin e kësaj strategjie por nuk jemi të inkuadruar në zbatimin e saj, këtu jemi neutral. Unë e kam planin tim dhe vazhdojë të punojë në bazë të atij plani i cili është në harmoni me Rezolutën 1244 të KS të KB, ka sqaruar Zanieri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›