E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA,ngadalësohet dalja nga kriza


Drejtoria e Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara ka zbritur parashikimin e rritjes ekonomike dhe ka bërë të ditur se është e gatshme për masa të reja për nxitjen e aktivitetit të ngadalësuar ekonomik. Analiza e re për gjendjen e ekonomisë amerikane dëshmon se vështirësitë e sërishme, janë manifestim i krizës së borxheve në Europë.
Drejtoria e Rezervave Federale kishte parashikuar rritje ekonomike për sivjet 3.2 dhe 3.7 për qind, ndërsa aktualisht bën me dije se pret rritjen ndërmjet 3. dhe 3.5 për qind. është bërë gjithashtu e ditur se papunësia nuk do të bjerë nën 9.5 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›