Zapatero: Spanja është në gjendje të paguajë kreditorët
Deklarata e Zapateros vjen pas kërkesës për "saktësi dhe koherencë" të formuluar nga Brukseli mbi masat ekonomike të parashikuara për zbatim nga Madridi.
Lideri socialist gjatë një seance parlamentare sqaroi se "si shumë vende të tjera, Spanja ishte e e detyruar të ndërmerrte disa masa të shpejta, mbështetëse për sistemin financiar, masa stimuluese fiskale dhe aktualisht për reduktimin e deficitit".
Ministrja e Ekonomisë, Elena Salgado duke mohuar që Brukseli ka shtuar presionin ndaj Madridid, deklaroi se Komisioni ka theksuar se "Spanja duhet të përmbushë detyrat e saj dhe se ekziston një angazhim i qartë për arritjen e objektivave për reduktimin e deficitit publik".
Komisioni Evropian u kërkoi dje shumë anëtarëve të BE-së, të saktësojnë masat e tyre ekonomike për reduktimin e deficiteve pas vitit 2010.