Zaptimi i hapesirave publike ne Tirane
Zaptimi i trotuareve vazhdon të mbetet një problem serioz për kryeqytetin. Në pothuajse të gjitha rrugët e Tiranës trotuaret e kanë humbur funksionin për të cilin janë krijuar. Tregtarët, ambulantët, pronarët e lokaleve, i kanë kthyer rrugët e kalimit në hapësira për të bërë biznes.
Për t’i rikthyer hapësirat publike qytetareve Bashkia e Tiranës ka vazhduar aksionin e çlirimit të rrugëve nga tezgat e karriget.
Këtë të hënë Policia Bashkiake ka qenë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë ku dhe ka pastruar hapësirat mes pallateve.
Aksion ky të cilin efektivët e policisë e kanë ndërmarrë pas atij të një jave më parë kur dhe çliruan të njëjtat hapësira nga karriget dhe tavolinat, por pavarësisht kësaj pronarët e lokaleve nuk kanë nguruar që në kundërshtim me ligjin ti zaptojnë ato sërish.
Pas zonës së “Don Boskos” në Tiranë Policia Bashkiake paralajmëron se do ta shtrijë aksionin e saj nga qendra deri në periferi dhedo ti rikthejë çdo hapësirë të destinuar për qytetarët.