Dite me te fresketa ne javen qe sapo kemi nisur
Shërbimi “Meteoalb” parashikon një ulje të temperaturave me dy gradë duke filluar nga e hëna për të shkuar deri në vlerat e 35 gradëve ditët në vijim.
10 ditëshi i fundit i muajit korrik sipas këtij shërbimi parashikohet të jetë me temperatura tipike të stinës ndryshe nga 10 ditëshi i parë kur termometri shënoi vlera deri në 5 gradë më të larta se normalja si pasojë e të nxehtit afrikan që megjithëse në mënyrë periferike përfshiu edhe vendin tonë. Moti këto ditë parashikohet të jetë i kthjellët, por sinoptikanët nuk përjashtojnë edhe reshje afatshkurtra gjatë pasditeve. Ndërkohë që të martën dhe të enjten pritet forcimi i erës e cila do të gjenerojë dhe dallgëzim në det.