E Shtunë, 31 Tetor 2026

Plazhi i Durrësit, miratohet projekti në këshillin bashkiak

Edhe pas debateve të ashpra këshilli bashkiak i qytetit të Durrësit ka miratuar projektin për plazhet publike. Mbledhja e Këshillit bashkiak të qytetit të Durrësit u shoqërua me debate të ashpra mes kryetarit të Bashkisë Vangjush Dako dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike.
Debatet janë fokusuar rreth ndarjes së plazheve publike dhe plazheve private, ku përfaqësuesit e Partisë Demokratike kanë akuzuar se nuk ka "De fakto" plazhe publike për qytetarët dhe kanë propozuar një projekt për menaxhimin e plazhit publik në qytetin e Durrësit.
Sipas kryetarit të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako projekti i porpozuar nga këshilltarët e Partisë Demokratike nuk është i bazuar në ligj dhe është dogmatik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›