E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dege te reja ne 4 universitete te vendit

Keshilli i ministrave ka vendosur hapjen e nje numri te madh degesh ne 4 universitete te vendit. Keshtu, ne mbledhjen e djeshme u miratua hapja ne Fakultetin e Veprimtarise Fizike dhe te Rekreacionit, te Universitetit te Sporteve te Tiranes, te programit te studimit te ciklit te pare “Fushat e veprimtarise fizike, te shendetit dhe te rekreacionit”. Gjithashtu, po ne kete universitet do te hapet edhe dega program,i i studimit “Shkenca te levizjes”, ne baze te riorganizimit te programit te studimit te ciklit te pare “Edukim fizik dhe sporte”. Ne universitetin “Aleksander Xhuvani”, ne Elbasan eshte vendosur qe te hapen deget “Histori dhe gjuhe gjermane”, “Gjuhe shqipe dhe frenge” si dhe “Gjeografi dhe gjuhe italiane”, ne ciklin e pare. Po sipas vendimit te djeshem te Keshillit te Ministrave, u vendos hapjen, ne universitetin “Fan S. Noli” ne Korce, e programit te studimeve te ciklit te pare “Teknologji informacioni”. Ndersa, ne universitetin “Eqrem Cabej” ne Gjirokaster do te hapen programet e studimit te ciklit te pare: “Fizike dhe Teknologji Informacioni” dhe “Teknologji Informacioni”. Ne perfundim te ketyre programeve te studimit leshohet “Diplome e Nivelit te Pare” ne “Fizike dhe Teknologji Informacioni ” si dhe ne “Teknologji Informacioni”. Programet e studimit te ciklit te pare realizohen me 180 kredite, ECTS, dhe kohezgjatja normale e tyre eshte 3 vite akademike. Te gjitha programet e studimit te miratuara e fillojne veprimtarine ne vitin akademik 2010 – 2011.

Kuotat
Sa u perket kuotave dhe tarifave ato do te vendosen ne nje periudhe te mevonshme, me miratimin qe ben cdo vit Keshilli i Ministrave per vitin e ardhshem akademik. Ky miratim zakonisht behet ne muajin gusht, me te gjitha detajet.

Deget e reja:

Universiteti i Sporteve:
DNP ne “Fushat e veprimtarise fizike, te shendetit dhe te rekreacionit”
Cikli i pare “Shkenca te levizjes”

“Aleksander Xhuvani”, Elbasan
Cikli i pare ne: “Gjuhe shqipe dhe frenge”
“Histori dhe gjuhe gjermane”
“Gjeografi dhe gjuhe italiane”

“Fan Noli”, Korce
Cikel i pare ne “Teknologji informacioni”

Eqrem Cabej, Gjirokaster
Cikel i pare ne “Fizike dhe Teknologji Informacioni”
“Teknologji Informacioni”

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›