Kuzhe shpall listën për Francën dhe Rumaninë. Risi thirrja e Roshit, Sykajt dhe S.Lilajt
Në mesditën e sotme trajneri i kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe, ka publikuar listën e 24 futbollistëve, që do të grumbullojë për dy ndeshjet, që Shqipëria do të luaj ndaj Francës dhe Rumanisë, ndeshje këto të vlefshme për eliminatorët e Euro 2012. Ndryshe nga herët e tjera vihet re thirrja e disa elementëve të rinj, që vijnë nga ekipi Shpresa, si Arsen Sykaj, Odise Roshi dhe Sabjen Lila. Pas pezullimit me dy ndeshje Kuzhe do të ketë në dispozicion ish-kapitenin e Tiranës, Andi Lila. Dihet që Kuzhes do ti mungojnë Ansi Agolli dhe Ervin Skela, që janë të pezualluar me 3 dhe 5 ndeshje. Ndonëse është i grumbulluar Erjon Bogdani nuk mund të luaj me 7 tetor ndaj Francës, për shak të kartonit të kuq që ka marrë në Luksemburg. Thirrja e Roshit, Sykajt, Veliut, Lilajt dhe Januzit, për momentin më shumë ka karakter emergjence, se sa rinovim të ekipit kombëtar, për vetë faktin se ata që pretendohet se nuk do të vijojnë në eliminatoret e ardhëshme, janë sërish pjesë e ekipit kombëtar edhe për dy ndeshjet e radhës, me Francën dhe Rumaninë.
Ja listat e lojtarëve të ekipit tonë kombëtar:
1 Samir Ujkani 05.07.1988 Novara
2 Isli Hidi 15.10.1980 AEL Limassol
3 Orges Shehi 20.09.1977 FK Skenderbeu
4 Agonit Sallaj 14.02.1992 FC BielBienne
5 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio
6 Armend Dallku 16.06.1983 VorsklaPoltava
7 Franc Veliu 11.11.1988 FK Flamurtari
8 Andi Lila 12.02.1986 PAS Jannina
9 Arsen Sykaj 16.04.1990 Vllaznia
10 Admir Teli 02.06.1981 Qaraback
11 Kristi Vangjeli 05.09.1985 Aris Selanik
12 Klodian Duro 21.12.1977 KF Tirana
13 Ervin Bulku 03.03.1981 AZALBaku
14 Altin Lala 18.11.1975 Hannover96
15 Gilman Lika 13.01.1987 KF Tirana
16 Sabien Lilaj 10.02.1989 Inter Zapresic
17 Odise Roshi 22.05.1991 Koln
18 Jahmir Hyka 08.03.1988 Luzern
19 Gjergj Muzaka 26.09.1984 FK Skenderbeu
20 Erjon Bogdani 14.04.1977Cesena
21 Hamdi Salihi 19.01.1984 RapidVienna
22ElisBakaj 25.06.1987 Dinamo Bukuresht
23 Ahmed Januzi 08.07.1988 VorsklaPoltava
24 EdmondKapllani 31.07.1982Augsburg
