Milo takime në Patos
Patos-Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo zhvilloi takime me anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokracia Sociale në qytetin e Patosit. “Ne duam t’u themi shqiptarëve se me Sali Berishën nuk mund të shkohet në Evropë. Me Sali Berishën mund të shkohet mbrapa por jo përpara. Prandaj progresi i Shqipërisë mund të bëhet vetëm me koalicionin tonë të progresit, progresi i Shqipërisë mund të arrihet vetëm me bashkimin për ndryshim, progresi mund të arrihet vetëm me forca të tilla politike si Demokracia sociale që e kanë të shtrenjtë demokracinë dhe të gjitha parimet bazë të një shoqërie evropiane që duan shqipërinë vërtet ta bëjnë si Evropa pas 28 qershorit që të përshpejtojmë ritmet e zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, që të risim mirqënien e shqiptarëve dhe të çojmë Shqipërinë atje ku i takon në familjen Evropiane”-theksoi Milo.
Më tej Milo u tha të pranishmëve në Patos se zgjedhjet e 28 qershorit jane nje sfide e madhe per Demokracine Sociale, per opoziten ne teresi, por edhe per Shqiperine.
“Ne duhet t'i fitojme ato per te mbyllur perfundimisht nje kapitull konfliktual te historise shqiptare, te gershetuar me elemente te luftes se nxehte e te luftes se ftohte, ta clirojme shoqerine shqiptare nga atavizmat komuniste te luftes se klasave dhe ta transformojme ate ne nje shoqeri demokratike evropiane ku konkurrojne idete dhe alternativat e zhvillimit, ku demokracia nuk eshte fiksion dhe ku liria nuk eshte abstrakte”-tha kreu i PDS-së.