E Shtunë, 31 Tetor 2026

Listat, PD akuza PS-së

Tiranë -Partia Demokratike ka reaguar sot pas shpalljes së listës së kandidatëve nga ana e Partisë Socialiste, duke akuzuar kreun e PS-së, për mos daljen e tij në zgjedhje. “Sot Edi Rama pas 20 vitesh pluralizmi vendosi të shpallë garën elektorale të Partisë Socialiste pa udhëheqësin e saj. Edi Rama sot përsëriti vitin ‘91 të Ramizë Alisë kur ai për të mos humbur karrigen e Presidentit hapi garën elektorale pa përfshirë Sekretarin e Parë të Partisë Politike që drejtonte. Me vendimin për të mos udhëhequr garën e Partisë së tij, Edi Rama u tha socialistëve shqiptarë se dasma e tyre elektorale do të jetë një dasëm pa dhëndër, mbasi atë e kanë kastruar lejet e ndërtimit”-theksoi zëdhënësja Erla Mëhilli.

Sipas saj, “të nisësh garën duke mos qënë i zoti të japësh dorëheqjen nga detyra e Kryetarit të Bashkisë në emër të interesave më të mëdha të antarsisë dhe mbështetësve të Partisë tënde, do të thotë jo vetëm të vendosësh një standard që s’ka ekzistuar kurrë në vendet e lira po të thotë të firmosësh publikisht kapitullimin dhe e bën këtë vetëm e vetëm për interesat e karriges bashkiake”.

Në emër të Partisë Demokratike, Mëhilli ka dënuar me forcë këtë qëndrim primitiv të Edi Ramës. Ajo ka garantuar garanton zgjedhësit shqiptarë se programi i saj elektoral do të mishërojë interesat dhe aspiratat e tyre.

“Kurse për sa i përket listës së deputetëve të cilën z.Rama nuk guxoi as ta komentonte publikisht para shqiptarëve, listë në të cilën mungon kryetari dhe ish-kryetari i saj mendoj se komenti më i përshtatshëm është të mos e komentosh. Është listë e dështimit të plotë e të sigurt të Edi Ramës në zgjedhjet e ardhëshme”-përfundoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›