E Diel, 1 Nëntor 2026

Zardari: Të shmanget mosbesimi në raportet SHBA-Pakistan

Islamabadi dhe Uashingtoni nuk duhet të mbeten të ngërthyer në keqinterpretime dhe në disa incidente të izoluara të kohëve të fundit, te cilat shkaktojnë rritjen e tensioneve dhe mosbesimit.Keshtu deklaroi presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari.

Zardari kërkoi nga të dyja vendet që të fokusohen në qëllimet dhe lidhjet strategjike afatgjata.

Deklarata e Zardarit u bë pas takimit që presidenti pakistanez zhvilloi me të dërguarin amerikan për rajonin, Mark Grosman.

Kjo është vizita e parë e Grosmanit në rajon pas marrjes së detyrës së re.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›