E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama i kujton Libisë opsionin ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja ende po shqyrtojnë opsionin ushtarak si përgjigje ndaj dhunës së ushtruar ndaj civilëve nga regjimi i udhëheqësit libian, Muamar Gadafi.

Deklarata e presidentit Barak Obama u bë pas takimit që ai pati me kryeministren e Australisë, Xhulia Gillard.

Obama theksoi se Gadafi dhe rrethi i tij do mbajnë përgjegjësi për dhunën ndaj civilëve.

"Dua të dërgoj një mesazh shumë të qartë për ata që janë rreth kolonel Gadafit. Është zgjedhja e tyre se çfarë veprimesh do të ndërmarrin, por ata do të mbahen përgjegjës për vazhdimin e dhunës", tha Obama.


Gjatë ditës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, deklaroi se sulmet ndaj civilëve në Libi mund të jenë të tilla që të klasifikohen si "krime kundër njerëzimit".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›