E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zardari e dënoi videon anti-islamike në OKB

Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, e ka dënuar videon anti-islamike në Internet dhe u ka bërë thirrje liderëve botërorë “që t’i kriminalizojnë aktet e këtilla”.

Këto komente ai i bëri gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Presidenti i ri islamik i Egjiptit, Muhammad Morsi, tha se liria e të shprehurit ka edhe përgjegjësi, veçanërisht nëse e kërcënon paqen dhe stabilitetin.

Morsi po ashtu, ka bërë thirrje për “bashkëpunim të sinqertë” ndërmjet kulturave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›