E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sneijder e Cassano, përshtaten mirë

Trajneri i Interit, Andrea Stramaccioni insiston se Wesley Sneijder e Antonio Cassano nuk janë të papërshtatshëm për të luajtur së bashku.

Mesfushori holandez dhe sulmuesi italian kanë afërsisht stil të njëjtë të lojës, e cila e vështirëson inkuadrimin e të dyve në lojë. Sido që të jetë, trajneri i ri italian beson se ata mund të bashkëpunojnë në fushë.

“Nuk ka dyshim se të dy mund të luajnë së bashku. I përket trajnerit t’ua gjejë pozitën ideale në fushë, që të luajnë bashkë. Lojë pas loje do të mund t’i shohim duke bashkëvepruar edhe më mirë”, deklaroi Stramaccioni për mediat italiane.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›