Rita Ora, artistja e re më e mirë në Britaninë e Madhe

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, është shpallur si artisja e re më e mirë në Britaninë e Madhe për vitin 2012. Çmimi është dhënë nga prestigjiozja britanike “The Sun”.
Krahas Ritës, ata që kanë fituar çmimin e The Sun janë Robbie Williams që ka fituar çmimin e mashkullit më të mirë të vitit, teksa Emeli Sande është shpallur femra më e mirë e vitit.
Sportisti më i mirë është shpallur Andy Murray, ndërsa filmi më i mirë i vitit sipas The Sun është “Skyfall”.
Rita mund të konsiderohet si një prej fenomeneve muzikore të këtij viti, duke qenë se brenda pak muajve është kthyer në një yll muzikor./Indeksonline/