E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbardhen batutat dhe fyerjet në Parlament mes Topallit-Klosit dhe Ballës

jozefina topalliPavarësisht se në rend të ditës ishte përcaktuar zhvillimi i diskutimeve për zëvendësimin e dy anëtarëve të larguan nga KQZ-ja, seanca e djeshme plenare është shoqëruar me debate, tension por edhe me humor ndërmjet deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës. Pjesë e këtyre batutave mes tyre është bërë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe dy deputetët e opozitës, Taulant Balla dhe Blendi Klosi.
Ruçi-Patozi
Duke folur për dy anëtarët e larguar nga KQZ-ja, kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi akuzoi maxhorancën për dhunim të institucionit që organizon zgjedhjet dhe për pasojë dhe prishje të standardeve të tyre. Pikë se pari keni shkatërruar Institucionin e zgjedhjeve, KQZ, për zgjedhjet e 2013. Keni turpëruar shtetin shqiptar para botës demokratike, keni kompromentuar rrugën e Shqipërisë për në BE, keni kompromentuar besueshmërinë e Shqipërisë për anëtar me të drejta të plota në NATO, keni kompromentuar besimin dhe me aleatin e saj, më të fuqishëm, SHBA. Për të gjitha këto ne jemi këtu për zgjidhje, por mos prisni siç më keni kërkuar në emër të grupit parlamentar të PS, se zgjidhja vjen me propozimin e 2 emrave të tjerë për KQZ. Prandaj jemi gati të dakortësojmë çdo veprim tuaj, çdo nisëm tuaj, çdo propozim tuaj që rikthen besimin tek KQZ, besimin e qytetarëve tek vota e lirë”, tha Ruçi. Si replikë, kryetari i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi, akuzoi kryetarin e PS-së, Edi Rama se me tërheqjen e dy anëtarëve nga KQZ-ja kërkon bllokimin e procesit zgjedhor. Dy anëtarët e propozuar nga PS në KQZ nuk e mbajtën dot lajmin e shkarkimit të kolegut të tyre të LSI-së dhe ikën dhe ata. Atij që 1 muaj më parë ishte paterica e Berishës dhe që shëtiste me bllok në dorë, e atij që vidhte zgjedhjet për të vjedhur Shqipërinë. U sollën si militantë të thekur partie. Tani nuk ka më asnjë dilemë: Edi Rama do të prishë zgjedhjet. Po çfarë do vendimi të marrë Edi Rama, zgjedhjet do të mbahen dhe ato do ti fitojë Partia Demokratike për 1 mijë arsye”, deklaroi Patozi.
Votimi
Në përfundim të seancës së djeshme, deputetët e opozitës bashkuan votat me ato të demokratëve duke miratuar disa prej ligjeve të përcaktuar në axhendën e djeshme të Kuvendit. Kështu Kuvendi miratoi me unanimitet ligjin për Kodin e Procedurës Civile deh atë për taksat Kombëtare.

Braçe: Cënuat KQZ-në, i hoqët legjitimitetin Kuvendit
Deputeti Erjon Braçe kërkoi që t’i kthehej legjitimiteti Kuvendit dhe KQZ-së, që është cënuar, sipas tij, pas zëvendësimit të anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga LSI. Parlamenti nuk mund të funksionojë në mënyrë të tillë. Të papërgjegjshmit që firmosin që janë ministrat nuk vijnë në Kuvend. Në rast se kjo quhet axhendë, po zonjë, është axhendë personale e mazhorancës suaj dhe ka të bëjë me qëllimet elektorale të partisë suaj. Ky ligj shoqërohet me një relacion. Nëse ka patentë të dytë evropiane dedikuar Shqipërisë, janë zgjedhjet e lira dhe të drejta dhe ju i hodhën në erë seancën që shkoi. Cënuat KQZ-në, i keni hequr legjitimitetin Kuvendit, tha Braçe.

Zbardhen batutat në Parlament mes Topallit-Klosit  dhe Ballës

Klosi: Edhe 65 dite, 21 orë, 43 minuta, kanë ngelur që qytetarët shqiptarë të vuajnë nga i njëjti stres

Topalli: Prandaj kjajnë këta

Klosi: Edhe 65 ditë, 21 minuta, 5 sekonda kanë ikur që qytetarët shqiptarë të shpëtojnë nga hilet e Sali Berishës

Topalli: Edhe shkoni për lesh edhe ju…

Klosi: Çfarë tha mo?

Jozefina Topalli- Taulant Balla

Balla: Ju personalisht jeni njeriu që mbani patentën më negative për mënyrën sesi drejtohet parlamenti, në Evropë. Ju së bashku me kryeministrin tuaj mbani patentën më negative të sjelljes së një mazhorance përkundrejt institucioneve të pavarura.

Topalli: E kanë filluar para këta për të reklamuar humbjen e zgjedhjeve. Lëri të tjerat…

Balla: Harroje se mund të më presësh fjalën mua.

Topalli: Ju jeni tu kjajt humbjen e zgjedhjeve more zotëri…

Balla: Ne do ti fitojmë zgjedhjet sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo mazhorancë që e ka ndërtuar rrugën e vet me 4 patenta që nuk kanë të bëjnë me Evropën. Me patentën e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve…

Topalli: Ore ti ke thënë që jep dorëheqjen se nuk ke tokë, na shpjego tani se pse s’jep dorëheqjen se doli toka, tani…

Balla: Ti moj zonjë, nënkryetarja e një partie të një kryeministri që ka vrarë…

Topalli: Ore LSI e keni ju apo kush e ka? Bllokun e keni ju apo kush e ka..

Balla: Ti moj zonjë, ke ngrënë dhe ti moj zonjë nga ai bllok, se ke marrë dhe ti nja 2 koncensione bashke me kompaninë Curri…

Topalli: Hajt na i kallo, hajt ta marrsha na i kallo se po më pëlqeka shumë kjo histori…

Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale

Topalli: Vetëm dy?? (Qesh)

Balla: A ke marrë më shumë?

Topalli: Pa mi numëro një cikë more djalë….

Balla: I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë aty përballë

Topalli: Pa ma kallxo pallatin, yyyy qenka interesant shumë. Po mor Taulant tani më kallxo për patentën

Balla: Ti zonjë ke dhe një patentë tjetër evropiane që nuk e ka asnjë kryetar parlamenti në Evropë, që të ketë shpenzuar për fluturime jashtë shtetit 735 mijë euro

Topalli: Tani Taulant me të than të drejtën nuk të kam marr me vete kurrkund ku kam shkue dhe më je lut, me ke çuar mesazhe, aman moj më merr me vete, në vizitat që ti ban duke takuar kryetarët e parlamenteve, kryeministra. Veçse më je lut duke kja, pas dere më rri, nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm, nuk të marr kurrkund me vete.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›