Zbardhen emrat e pare te ministrave te rinj te qeverise Thaci-Pacolli

Foto ilustruese mbledhje qeverie
Prishtine 19 shkurt 2011 NOA- Pas nenshkrimit te marreveshjeve per koalicionin qeverises mes Hashim Thacit te PDK-se dhe Behxhet Pacollit te AKR-se jane zbardhur edh emrat e pare te ministrave te rinj.
Mesohet se AKR-ja e ka propozuar Muhamet Mustafen ne postin e zevendeskryeministrit per ceshtje ekonomike.
Ndersa partneri i AKR-se Partia Social Demokrate e Kosoves do te drejtoje Ministrine e FSK-se. Minister do te jete kreu i PSDK-se Agim Ceku.
Nje tjeter post mesohet se eshte ai i Ministrit te Shendetesise i cili do te jete Ferid Agani nga Partia e Drejtesise po ashtu partnere parazgjedhore e AKR-se.
Ndersa zevendeskryetarja e AKR-se Mimoza Kusari-Lila do te drejtoje Ministrine e Tregtise dhe Industrise.
Ajo qe ishte dhe kusht per koalicionin ishte pikerisht edhe posti i Presidentit i cili pritet te mbahet nga Behxhet Pacolli kryetar i AKR-se.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmeRama Ja cbisedova me Priftin per pergjimin Lidhjeemrat e pare koalicionin qeverises minister partnere