Zbardhen kerkesat e PS per hetimin e zgjedhjeve 08/09/2010 Zbardhen kerkesat e PS per hetimin e zgjedhjeve Bosch Institucioni i Presidentit te behet me i forte Patozi PS duhet te zgjedhe mes fleteve d

Zbardhen propozimet e plota te Partise Socialiste per hetimin e zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit te cilat u refuzuan te pranoheshin nga Partia Demokratike. Televizioni Top Channel ka zbuluar edhe marreveshjen kuader te dorezuar ne fundin e muajit korrik e cila iu ofrua PD-se nga ana e selise roze per te sjelle kompromisin e munguar per menyren e hetimit te zgjedhjeve te shkuara. Nga ana tjeter pergjigjja refuzuese iu kthye socialisteve me ane te nje letre te kryetarit te grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi derguar socialisteve. Po keshtu plotesimi i te gjitha kerkesave per hetim duke perjashtuar vetem ate te fleteve te votimit iu be e qarte PS-se nga ana e Kryeministrit Sali Berisha ne seancen e pare te sesionit parlamentar te mbajtur pak dite me pare. Ashtu sic edhe pritej socialistet fokusohen kryesisht ne kerkesat e tyre ne menyren sesi komisioni hetimor qe pritet te ngrohet do te trajtoje ceshtjen e fleteve te votimit. Ne kete kuader PS u ofron demokrateve disa alternativa te cilat lidhen te gjitha me detyren qe sipas socialisteve ka komisioni te gjeje mundesite qe kerkesa per hapjen e kutive te votimit te depozitohet ne Komisionin e Venecias. Forma e pare qe propozohet nga ana e PS-se eshte ajo qe komisioni hetimor ne menyre te drejtperdrejte brenda 10 diteve ti kerkoje Venecias opinion ne lidhje me kushtetutshmerine e aksesit te informacionit ne kutite e votimit ne funksion te hetimit. Nga ana tjeter propozohet qe kjo kerkese mes kryetarit te komisionit hetimor ti kaloje per tia drejtuar Venecias Kryetares se Kuvendit Presidentit te Republikes ose Sekretarit te Pergjithshem te Keshillit te Europes. Po keshtu nje tjeter opsion qe jepet nga socialistet lidhet me Gjykaten Kushtetuese te ciles i jepet afat 10 dite qe tia percjelle Venecias kerkesen dhe me pas nese kjo gjykate refuzon te jete Parlamenti ai qe i con kerkesen ketij komisioni. Por pervec ceshtjes se kutive te votimit socialistet kerkojne qe ne kete komision te hetohen edhe ceshtje te akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara per zbatimin e legjislacionit e procesit zgjedhor. Kerkohet hetim per pretendimet per parregullsi per shkeljen e ligjit gjate procesit te numerimit te votave si dhe vendimmarrjen e KZAZ-ve dhe KQZ-se ne kete proces eshte nje tjeter kerkese e PS-se. Po keshtu hetim kerkohet edhe per akuzat e perdorimit te administrates te cdo niveli per fushate zgjedhore dhe ndeshkimet e mundshme te punonjesve per ceshtje po te fushates. Nje tjeter ceshtje per te cilen PS kerkon hetim eshte edhe ajo e lirimit para kohes te caktuar te burgosurve akuze te cilen perfaqesuesit e saj e kane artikuluar shume here.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic