Akuzat e PD, reagojnë biznesmenët e PS-së: Të na hiqet imuniteti

Deputetet socialiste: Fidel Ylli, Sadri Abazi, Paulin Sterkaj, Hazir Gashi
Rama është peng i klubit të miliarderëve, reagojnë Ylli, Abazi, Gashi e Sterkaj: Ne ,milionerë para se të hynim në politikë.
Deputetët biznesmenë të Partisë Socialiste i përgjigjen Kryeministrit Sali Berisha për akuzat e fundit se një klub miliarderësh po pengojnë kreun e opozitës të votojë heqjen e imunitetit. Fidel Ylli, Paulin Sterkaj, Hazir Gashi dhe Sadri Abazi shprehen në bllok se janë pro heqjes së imunitetit dhe i kujtojnë kreut të qeverisë shprehjen që ka përdorur Rama gjatë këtyre ditëve: Më mirë të jesh milioner dhe të hysh në politikë, sesa të jesh ministër dhe të bëhesh milioner.
(Artikullin e plotë e lexoni ne gazeten Panorama ne numrin e sotëm të versionit print).