E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapet 71 kg mariuanë, shpallen në kërkim 5 persona

Sekuestrohet 71 kg mariuanë në Gjirokastër ndërsa shpallen në kërkim 5 persona. Sipas policisë droga lënda narkotike ishte blerë në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve trafikantët e kanë transportuar drogën me një automjet tip Reno deri në afrësi të pikës së kontrollit të policisë në Ujin e Ftohtë Tepelenë dhe për të shmangur kontrollin ata, e kanë kaluar lëndën narkotike me krahë nga pylli i Ujit të Ftohtë Tepelenë deri në përroin e fshatit Luzat, ku më pas një shtetas nga Fieri do të shkonte për ta marrë në destinacion përfundimtar.

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër kanë marrë këtë informacionin në rrugë operative se rreth 100 metra mbi rrugën nacionale Luzat - Tepelenë , në përroin e fshatit Luzat katër shtetas po transportonin dy çanta të mëdha shpine të mbushura me lëndë narkotike të llojit mariuanë dhe dyshohej se njëri prej tyre mund të ishte i armatosur.

Sipas policisë specialistët e sektorit kundër narkotikëve i kanë bërë thirrje të rinjve që të ndalojnë por duke shfrytëzuar pyllin ata kanë hedhur sasinë e drogës dhe janë larguar me shpejtësi. Ndërkohë policia e Gjirokastër po vijon ende opracionin për kapjen e autorëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›