Aksident në Bulqizë, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Aksidentet vazhdojnë që të shkaktojnë viktimat e radhës në vendin tonë. Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 6:00 të mëngjesit të së dielës në Fushë–Bulqizë ku një automjet është përplasur me një furgon dhe për pasojë kanë humbur jetën dy persona dhe janë plagosur 6 persona të tjerë.
Sipas policisë, viktima të këtij aksidenti kanë mbetur shtetasit, Guri Tollia 52 vjeç e Rexhep Boça 57 vjeç ndërsa janë plagosur shtetasit Sami Gjuzi, Ylli Gjuzi, Fatmir Kostenja,Imer Luku, Aurel Balla dhe Edmond Lika. Mësohet se viktimat udhëtonin në autoveturën tip “Benz”, ndërsa shkonin në një dasmë në Durrës ndërsa të plagosurit udhëtonin me furgon.
Aktualisht mësohet se dy prej të plagosurve që janë në gjendje më të rëndë janë nisur drejt Spitalit Ushtarak për të marrë një mjekim më të specializuar. Mësohet se shkak për aksidentin është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të automjetit tip "Benz" ndërkohë që policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.