Zbardhen tri ministritë që synon Lëvizja Socialiste për Integrim
Haxhinasto: “Prioritetet tona; arsimi, shëndetësia dhe ekonomia”. Reforma zgjedhore pritet të jetë temë e negociatave PD-LSI
Tri janë ministritë që synon të drejtojë Lëvizja Socialiste për Integrim në qeverinë e re të Partisë Demokratike. Ndonëse edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i negociatave zyrtare mes dy kryetarëve të partive aleate, Sali Berishës dhe Ilir Metës, eksponentë të LSI-në kanë zbardhur tri prioritetet kryesore të programit të tyre, të cilat, sipas burimeve, janë dhe tri kërkesat e LSI-së për poste në qeveri. Kryetari i Komitetit Drejtues të LSI-së, Edmond Haxhinasto, ka bërë të ditur dje gjatë një prononcimi për mediat se prioritete të programit të LSI-së janë arsimi, shëndetësia dhe ekonomia. Pikërisht këto janë tri ministritë që synon të marrë LSI-ja në kabinetin e ri qeveritar. Haxhinasto gjithashtu ka bërë të ditur se kreu i LSI-së, Ilir Meta, do të jetë pjesë e kabinetit të ri, ndonëse ende nuk është përcaktuar se cilin dikaster do të drejtojë. Haxhinasto ka bërë të ditur se pjesë e negociatave që pritet të fillojnë javën e fundit të këtij muaji do të jetë ndryshimi i Kodit Zgjedhor.
Deklarata
“LSI-ja do të insistojë për sektorin e shëndetësisë, arsimit dhe ekonomisë”, - është shprehur Haxhinasto. “LSI-ja është përgatitur për të paraqitur në tryezën për negociata prioritetet e saj që ajo i vlerëson se janë të rëndësishme dhe që duhet të jenë pjesë e programit të përbashkët qeverisës. Kjo është një çështje për të cilën do të merret një vendim së shpejti. Por, pavarësisht nga pozicioni që do të mbajë në qeverisjen e ardhshme, lidershipi i LSI-së do të jetë prezent, pavarësisht nga posti konkret”, - ka bërë të ditur kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI-së. Ndërkaq, Haxhinasto thekson domosdoshmërinë e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, të cilat, sipas tij, do të jenë prioritet i negociatave midis PD-së dhe LSI-së. “Reforma Zgjedhore duhet të zgjidhë dy probleme madhore që janë prodhuar nga Kodi dhe administrimi aktual zgjedhor. Shprehjen e drejtë të vullnetit të qytetarëve dhe çështja e administrimit zgjedhor janë pikat themelore dhe kyçe të çdo reforme të ardhshme. Çështja e dytë ka të bëjë me administrimin zgjedhor, nëse ne do të kemi këtë lloj administrimi me këtë kod që është, zgjedhjet do të vazhdojnë të kontestohen dhe problematikat të ekzistojë aty”, - theksoi Haxhinasto.
Ministritë
Përveç Lëvizjes Socialiste për Integrim pritet që me poste ministrore në kabinetin e ri qeveritar të përfaqësohet Partia Republikane dhe Partia për Drejtësi dhe Integrim. Megjithëse këto dy parti kanë arritur të marrin vetëm një mandat deputeti, ata kërkojnë që të përfaqësohen në qeveri me portofol ministror. Ndërsa partitë e tjera aleate të PD-së kërkojnë përfaqësim në nivel zëvendësministrash. Megjithatë, fillimi i negociatave do të përcaktojë përfaqësimin e aleatëve të koalicionit qeverisës së qeverinë e re të PD-së. Por kryesor është përcaktimi i posteve që do të marrë LSI-ja. Në bazë posteve që do të marrë kjo parti, do të përcaktohen dhe postet për partitë e tjera aleate.
18 Gusht 2009