Zbardhen vrasjet e nje viti me pare pranga 19-vjecarit
19-vjecari akuzohet se ka vrare ne bashkepunim taksistin Urim Begu dhe rojen e nje karburanti Petraq Mihalin ne 13 tetor te vitit te shkuar
Pas nje viti kerkimesh diten e djeshme eshte zbardhur vrasja e dy shtetasve te nje taksisti dhe te nje roje karburanti dhe eshte prangosur autori i dyshuar i te dyja vrasjeve. Nje 19-vjecar eshte arrestuar si autor i vrasjes se taksistit Urim Begu dhe nje ore me vone te rojes se nje karburanti Petraq Mihali. Dy vrasjet kane ndodhur ne 13 tetor te vitit te shkuar. Drejtori i Policise se Tiranes Sajmir Muca doli dje ne nje konference per shtyp per te bere te ditura detajet e hetimit njevjecar. Muca beri me dije se 19-vjecari Jurgen Kule i akuzuar si autor i vrasjeve u arrestua ne nje operacion policor mbremjen e se martes. Arrestimi i 19-vjecari u krye rreth ores 2330 te se martes ne banesen e tij ne fshatin Libofsh te Fierit. Sipas policise 19-vjecari ishte proceduar me pare per vepren penale te armembajtjes pa leje. Jurgen Kule se bashku me shokun e tij i identifikuar me inicialet E. L. i cili ka vdekur nje muaj me pare nga fostoksina jane autore te vdekjes se taksistit Urim Begu dhe me pas te vrasjes se shtetasit Petraq Mihali - deklaroi drejtori i Policise Sajmir Muca.
Rrjedha e ngjarjes per dy vrasjet
Dy vrasjet per te cilat akuzohet dhe eshte arrestuar 19-vjecari Jurgen Kule ndodhen mbremjen e 13 tetorit te nje viti me pare. Mbremjen e 13 tetorit menjehere pasi kishte marre njoftimin per dy vrasjet ne Lushnje dhe Kavaje policia hodhi dyshimet se ato kishin lidhje mes tyre. Petraq Mihali 55 vjec baba i dy femijeve dyshohet se gjeti vdekjen pasi mund te kete pare autoret e nje vrasjeje tjeter te ndodhur brenda nates. Ky ishte perfundimi i pare i hetuesit nisur jo vetem nga fakti se viktima e Lushnjes nuk ka pasur probleme me policine por edhe per shkak te kohes se shkurter qe i ndan te dyja krimet nga njera-tjetra si dhe distances jo shume te madhe mes ndodhjes se tyre. Dyshohet se zanafilla e kesaj ngjarjeje ka qene grabitja e taksistit Urim Begu. Autoret kane hipur ne taksine e Urim Begut ne Tirane dhe me pas kane shkuar ne Kavaje ku dhe kane vrare taksistin 48-vjecar. Me makinen e vjedhur 2 te rinjte jane ndalur ne nje pike karburanti ne fshatin Plug te rrethit te Lushnjes per te furnizuar makinen me karburant ku kane vrare edhe Petraq Mihalin. Dy jave pas vrasjeve burime nga policia e Tiranes ben te ditur se ishte identifikuar autori i dyshuar. Burime nga grupi hetimor thane se makina e tij ishte pare te levizte ne fshatrat e Lushnjes kryesisht ne Gradisht. Autori i vrasjes i kishte ndryshuar targat dhe i kishte hequr tabelen e shiritat e taksise. Banoret e zonave perreth Lushnjes deklaruan ne polici se nje djale rreth te 20-ve qe nuk ishte banor i zones ishte pare te levizte me nje makine me targa te huaja me ngjyre te verdhe te hapur qe dukej me shume si ngjyre qumeshti dhe tipi i saj ishte Mercedez C Klas. Te dhenat e automjetit pershtateshin plotesisht me ato te taksise se Urim Begut dhe faktin qe makina ishte pare ne levizje e konfirmuan rreth 20 deshmitare. Personi qe kishte pare me nga afer dhe e coi grupin hetimor drejt identifikimit te autorit ishte nje gomist i cili i kishte bere sherbim makines se tij. Policia ka hedhur dyshime se vrasja e taksistit Urim Begu mund te jete edhe nje ngaterrese pasi autori mund ta kete ngaterruar me ndonje taksist tjeter. Mendohet se dy te rinjte e kane marre taksistin Urim Begu nga Tirana dhe pasi i kane vjedhur te ardhurat dhe makinen e kane ekzekutuar me tri plumba e me pas e kane hedhur ne nje kanal prane kryqezimit te Ballutajt ne rrugen nacionale ne Kavaje. Nje ore me vone vritet me nje plumb ne kraharor roja e parkingut te automjeteve prane nje karburanti ne hyrje te Lushnjes. Nga kontrolli i baneses se Jurgen Kules policia sekuestroi armen tip pistolete me te cilen jane kryer te dyja vrasjet. Akt ekspertiza vertetoi se dy gezhojat e gjetura ne vendngjarje kishin dale nga pistoleta e gjetur ne banesen e 19-vjecarit.