Arrestohen dy persona per vjedhje
Dy persona kane perfunduar ne pranga pas vjedhjes ne qytetin e Elbasanit. Policia raporton se eshte bere i mundur arrestimi i dy autoreve te dyshuar te vjedhjes se ndodhur dy dite me pare ne lagjen 5 Maji ku eshte vjedhur nje parukeri. Irdi Berisha 19 vjec dhe Arben Shehu 34 vjec qe te dy banues ne lagjen 5 Maji jane arrestuar pasi prej kohesh ishim shpallur ne kerkim. Keta shtetas ne bashkepunim me njeri-tjetrin me date 17.10.2011 ne lagjen 5 Maji kane kryer vjedhjen e nje parukerie e cila ishte ne pronesi te shtetases E. T. banuese edhe kjo po ne kete lagje nga ku kane vjedhur te gjitha aksesoret qe ndodheshin ne kete parukeri TV DVD. Policia ka sekuestruar materialet te cilat pas vjedhjes ishin fshehur ne banesen me qera te 19-vjecarit.