Protestojne te verbrit Na privuan nga vota e fshehte
Të verbrit denoncojnë shkeljen që ka bërë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve për fletët dhe listat e votimit. Ata shprehen se ky institucion nuk ka përgatitur fletë të posaçme për këtë kategori duke i detyruar ata që të votojnë të shoqëruar.
“Nuk është se u mohon të drejtën e votimit mbi 10 mijë të verbërve, por u mohon votimin e pavarur, pasi sipas Kodit Zgjedhor ata mund të votojnë edhe me një shoqërues. Çështja qëndron se të votuarit është njëveprim tejet personal, i shprehjes së bindjeve dhe konsiderohet si i fshehtë”- thotë Sinan Tafaj, kryetar i shoqatës së të verbërve.
Nga ana tjetër, kreu i shoqatës së të verbërve jep edhe faktet se përse KQZ duhet të përgatiste lista dhe fletë të posaçme për procesin e votimit.
“Në zbatim të nentit 108, pika 8 të Kodit Zgjedhor, t’i hartonte ato, të hartonte listat dhe të bënte parashikimet e plota për prodhimin e tyre”-tha Tafaj.
Aktualisht në vend ka rreth 10 mijë persona të verbër, shumica e të cilëve pritet të hedhin votën e tyre në 8 maj.
Edlira Sulejmani