E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto: Të konkretizojmë bashkëpunimin rajonal

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto, ka vlerësuar rëndësinë e Nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Europës Juglindore. Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të kësaj nisme, në Budva të Malit të Zi, ai theksoi dje se një nga vlerat më të mëdha të kësaj nisme, qëndron në integrimin europian, proces ku janë angazhuar gjithë vendet e rajonit. Shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi nevojën për konkretizimin e bashkëpunimit rajonal, në fusha të tilla si: infrastruktura rrugore dhe energjetike, shkëmbimet tregtare, siguria, etj. Sipas tij, për zbatimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë nevojitet pjesëmarrja e të gjithë vendeve të rajonit, përfshirë këtu edhe Kosovën. Haxhinasto tha se Ballkani Perëndimor, ndodhet në një fazë të rëndësishme drejt integrimit europian, duke njohur njëkohësisht transformime pozitive. Por, sipas tij, ky proces bashkëpunimi dhe integrimi duhet të jetë gjithëpërfshirës, si një vlerë e rëndësishme e kësaj nisme rajonale dhe e gjithë bashkëpunimit rajonal.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›