Zbardhet drafti i PS-së, nuk pranohet djegia e fletëve të votimit
Socialistët i referohen nenit 119 të Kodit Zgjedhor, dhe jo nenit 178. Propozohet që komisioni të ketë afat katër muaj për hetimin e zgjedhjeve
Eljona Ballhysa
Megjithëse ka vendosur të heqë dorë nga hetimi dhe numërimi i fletëve të votimit, Partia Socialiste duket se nuk ka hequr dorë nga kërkesa për mosdjegien e këtyre fletëve. Kjo duket qartë në draftin e PS-së, të depozituar një ditë më parë në Kuvend. Në këtë draft PS-ja nuk i referohet nenit 178 të Kodit Zgjedhor që parashikon djegien e fletëve të votimit sapo hapen kutitë e materialeve zgjedhore. Në kërkesën e tyre, socialistët i referohen nenit 119, i cili bën fjalë për futjen në zarf të fletëve të votimit. Por, neni 119 bën fjalë për nxjerrjen e rezultatit nga grupi i numërimit të votave, atëherë kur, në fakt, procesi i ankimimeve në KQZ ende nuk ka filluar. Në rastin e parë të, neni 178, paragrafi 6, parashikon se pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, materialet zgjedhore shkojnë në Arkivin e Shtetit dhe fletët e votimit digjen. Socialistët, në kërkesën e tyre të re, vijojnë të përjashtojnë këtë nen dhe aty flasin për fletët e votimit, në kuptim të nenit 119, pika 3, i cili parashikon futjen e tyre në zarf. Një procedurë normale kjo para përfundimit të procesit zgjedhor nga të gjitha shkallët, deri te Kolegji Zgjedhor i Apelit, por jo normale, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.
Fletët
“Hetimi i shkeljeve, objekt i veprimtarisë së këtij komisioni, do të bazohet në materialet, dokumentet ose provat që kërkohen të administrohen për qëllime hetimore, përjashto fletët e votimit që gjenden në kutitë e fletëve të votimit, në kuptim të nenit 119, pika 3, të Kodit Zgjedhor. Procesi i hetimit do të përfshijë administrimin e të gjithë dokumentacionit zgjedhor që përfshihet në kutitë e materialeve zgjedhore, ku ngarkohet KQZ-ja t’i ruajë dhe t’i vendosë në dispozicion të Komisionit Hetimor të Kuvendit në kohën, vendin dhe mënyrën e përcaktuar prej Komisionit”, - shkruhet në draftin e PS-së depozituar ditën e enjte në Kuvend. Sipas PS-së, afati maksimal i punës së komisionit hetimor do të jetë 4 muaj, duke nisur nga dita e depozitimit të kërkesës në Kuvend. Drafti i PS-së parashikon gjithashtu që ky komisioni hetimor, bashkë me raportin përfundimtar, ka detyrimin t’i paraqesë Kuvendit në seancë plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, rekomandime për reformën zgjedhore për ndryshime apo miratime ligjesh dhe, sipas rastit, njoftimin e prokurorisë për marrjen e masave të mëtejshme ligjore.
Objekti
Në projektin e PS-së parashikohet që komisioni hetimor të hetojë akuzat dhe dyshimet publike të bazuara, të ngritura nga partitë politike, si dhe nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombëtarë, për zbatimin e legjislacionit në fuqi. PS-ja kërkon gjithashtu hetimin e mënyrës së zbatimit të ligjit nga komisionet e qendrave të votimit, identifikimin e shtetasve në momentin e votimit, pasqyrimin e të dhënave përkatëse të dokumentit të identifikimit në rubrikën përkatëse të listave të votimit, hetimin e mundësisë së votimit më shumë se një herë nga shtetas të ndryshëm, si dhe hetimin e rasteve të votimit familjar. Socialistët kërkojnë hetimin e pasqyrimit të të dhënave përkatëse në procesverbalin e mbylljes së votimit dhe në librin e protokollit të mbledhjeve të KQV-ve. Partia socialiste kërkon gjithashtu nëpërmjet projektit të saj verifikimin e zbatimit të ligjit në lidhje me hartimin dhe publikimin e listës së zgjedhësve, ekzistencën e dublimeve në to apo të lënies jashtë tyre të një numri zgjedhësish, dërgimin e listave në qendrat e votimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe përputhshmërinë e tyre me sistemin elektronik të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile. Opozita e Bashkuara synon të zbardhë shkeljet e kritereve ligjore në procedurat e ndjekura në gjenerimin e të dhënave për efekt të ndarjes së mandateve për çdo zonë zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me mënyrën e kritereve të zbatuara në caktimin e qendrave të votimit në ambientet private. Socialistët gjithashtu dëshirojnë të njihen me mënyrën e zbatimit të kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit të prodhimit dhe shpërndarjes së letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrike për periudhën prej fillimit të aplikimit deri më 28 qershor 2009. Në objektin e hetimit të komisionit parashikohet hetimi i veprimtarisë së administratës së KQZ-së lidhur me prokurimin, funksionimin, përdorimin dhe efektivitetin e teknologjisë mbështetëse të monitorimit në vendet e numërimit të votave. Drafti parashikon gjithashtu hetimin e përdorimit të mjeteve publike si dhe të administratës publike të çdo niveli, në favor të subjekteve të caktuara zgjedhore, për presione të ushtruara për largim nga puna.
Samiti i OSBE-së
Haxhinasto zhvillon takime të rëndësishme, e vë theksin te marrëdhëniet ekonomike
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, gjatë qëndrimit të tij në Kazakistan, ku po merr pjesë në Samitin e krerëve të shteteve dhe të qeverive të OSBE-së, ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme që kanë pasur si synim thellimin e marrëdhënieve ekonomike me Shqipërinë. Ministri Haxhinasto është takuar me homologun e tij të Republikës Arabe të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit. Ministri Haxhinasto u ndal te marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve tona dhe theksoi interesin e Shqipërisë për të thelluar bashkëpunimin në fushën ekonomike, tregtare dhe të turizmit. Haxhinasto theksoi se ngritja dhe funksionimi i Komisionit të Përbashkët Ekonomik do t’i shërbente realizimit të potencialit bashkëpunues mes dy vendeve në fushat e mësipërme. Z. Gheit u shpreh i gatshëm për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh në fushat me interes të ndërsjellë dhe, në këtë kuadër, ai planifikon të vizitojë Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm. Një tjetër takim të rëndësishëm Haxhinasto e zhvilloi me homologun e tij të Lituanisë, Audronis Azubalis. Takimi u përqendrua tek zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Homologët shprehën interes për të intensifikuar dialogun politik dhe, në këtë kuadër, ranë dakord për të mbajtur konsultime të përhershme mes dy Ministrive të Punëve të Jashtme. Z. Azubalis vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit në BE, siguroi për vazhdimin e mbështetjes së Lituanisë dhe ftoi ministrin Haxhinasto për të vizituar Lituaninë në një kohë të përshtatshme. U ra dakord që vizitat në nivel ministri të shoqërohen me takime mes komuniteteve të biznesit. Ministri Haxhinasto u takua gjithashtu edhe me homologun e tij të Ukrainës, Kostyantyn Grushenko. Të dy homologët vlerësuan nivelin e marrëdhënieve ekzistuese mes dy vendeve dhe ranë dakord që gjatë vizitës së pritshme të Presidentit të Ukrainës në Shqipëri të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, të cilat do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, veçanërisht në fushën ekonomike.
4 Dhjetor 2010