E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet harta gjenetike e gruas më të vjetër në botë

Share

Shkencëtarët kanë bërë bashkë të gjithë hartën e ADN-së të një gruaje që ka jetuar 115 vjet. Siç raporton BBC, gruaja, që në kohën kur vdiq ishte më e vjetra në botë, kishte mendjen e një njeriu disa dekada më të ri dhe nuk kishte asnjë shenjë demencie. Ekspertët holandezë thonë se ajo kishte gene që e mbronin atë ndaj demencias. Për më tepër, shkencëtarët thonë se kjo jep të dhëna se përse disa njerëz lindin me gene për jetë më të gjatë.

Ka më shumë se 10 vjet që shkencëtarët mund të ndërtojnë një hartë gjenetike të një personi. Që prej atëherë disa qindra njerëzve iu është përgatitur harta.

Trupi i gruas 115 vjeçare është më i vjetri që i është bërë harta e geneve. Të afërmit ia dhuruan trupin shkencëtarëve, duke lejuar që të studiojnë trurin dhe organet e tjera.

Gruaja kishte lindur para kohe dhe mjekët mendonin se nuk do mbijetonin. Por ajo ia doli dhe shënoi rekord. Tani shkencëtarët kanë zbuluar disa ndryshime të rralla gjenetike, që thonë se i kanë dhuruar asaj jetëgjatësinë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›