E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Arti si veprim shoqëror

Prandaj në vënd të njëj parafytyrimi më të thjeshtë e të largëtë nga elementet e ndryshme shoqërore, imagjinata e artistit duhet të punojë me faktet e gjalla të jetës. “Që të mundemi të krijojmë karakterin e njëj prifti, këpucari, tregtari ose punëtori, “shkruan Maksim Gorky”, duhet të vërejmë njëqind e dyqind priftër, këpuctarë, tregtarë ose punëtorë”. Imagjinata , si element dinamik i natyrës s’artistit, eksperiencën e jetës mundet t’a bëjë si pikënisje për të arritur krijime të gjalla dhe tronditëse. Them të gjalla dhe tronditëse, sepse një artist i ndien të tilla kur këto shoqërohen me ndjenjën e thjeshtë të Croce-s ose më mprehtë me emocionet tronditëse që çquan gjenitë. Në rast të tillë i gjithë personaliteti i artistit sundohet prej këtij emocioni dhe vuan një çqetësim të thellë shpirtnor për shprehje e trupëzim. N’artistat e mëdhej ky krijim arrin kulmin artistik ku personaliteti i artistit trupëzohet prej tij. Një Beatriçe prodhon një Dante. Hiqi Beatriçen dhe poeti i math Italin mbetet një Hiç. Tingujt kaq kishin sunduar Beethoven-in sa që pa muzik ay do të na dukej një zbrazësirë e pa kuptimtë. Duket pra se gjallëria e madhe e mendimit është karakteristikë e gjinive. “Dhe sikundër që kemi shkallë të ndryshme gjallërie”, thotë Max Saxhaen, “ashtu kemi dhe vepra arti,. Duke filluar që prej Rafael-it, Shakespear-it, Gothe-s, Wagner-it e ngjer të Gorky e Tolstoj”.

Sot rojmë në shekullin e njëj realismi të çuditëshme. Kurrë ndo një herë tjetër në historin e njerëzimit s’kemi dëshmuar këtë dinamismë shoqrorë që çquan popujt e sotmë. Sot bota kllasike gjëmon si një jehonë e larkme e thëthitur prej shekujve. Romanticism i shekullit të tetëmbëdhjetë e nëntëmbëdhjetë është më, prodhimi i aristokracisë që kanë çquar këto epoka. Për romatikun aristokrat krijimi artistik, passionet, ekstazet e çmënduara për kontemplimin e të Bukurit, ishin një proçess krejt individual. Nga pikëpamja shoqrore romanticism do të thotë individualism, anarkismë shpirtnore dhe si e tillë s’u përgjigjet konditave të sotme, të cilat u krijun me gjakun e revolucioneve. E përsëris se, rojmë në shekullin e reklamismës. Tendenca realiste sot po sundon të gjithë aktivitetet artistike të popujve të mëdhej. Russët, Gjermanët, Italianët e Turqit artin e drejtojnë si një fuqi shtytëse për kontemplinim e idealeve që duan të arijnë si popuj. Prandaj artisti i vendit t’onë duhet të jetë prodhimi i fuqive t’ona shoqërore. Them të jetë anëtar organik i kolektivitetit Shqiptar, për ndryshe kundërshtojnë realitetin e funksionit shoqror që përmban procesi i krijimit artistik.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›