Zbardhet kaseta e pergjuar e drejtorit te Pyjeve
Kaseta e pergjuar per mitmarrjen e ish-drejtorit te Sherbimit Pyjor te Mirdites, Artan Miza, merret nen hetim nga prokuroria e Lezhes. Dyshohet se i implikuar ne kete afere korruptive eshte edhe vellai i nje deputeti, por policia nuk dha detaje te tjera. Nje dite pas arrestimit te 40-vjecarit qe u kap me 20 milione leke ne makinen e tij te punes, mesohet se ne zerin e pergjuar qe dyshohet te jete i zyrtarit, permendet perfitimi i nje shume prej 9 milione lekesh ndaj nje biznesmeni, ku i thote se “ty te kam marre pak, pasi per te tjeret marrim me teper”. Por kaseta do te kaloje per ekspertize ne laborator, per te vertetuar nese eshte vertet zeri i drejtorit te Pyjores Mirdite. Arrestimi mbremjen e se merkures erdhi pas nje denoncimi te bere nga biznesmenet e zones, qe merren me shfrytezimin e pyjeve. Por mesohet gjithashtu se nuk ka qene vetem incizimi i bisedes nga nje prej sipermarresve qe cuan ne qeli Mizen, por edhe aktiviteti i nje firme italiane, qe kryen punime ne fshatin Cekaj per ngritjen e nje guroreje. Po per ndertimin e saj ka filluar nga puna edhe shtrirja e nje linje e gjate prej me shume se 4 km per furnizimin me energji elektrike. Traseja do te jete rreth gjashte metra e gjere dhe e gjithe kjo gjatesi rruge kalon permes pyjeve te fshatit Nderfushaz dhe deri ne Cekaj. Ne Drejtorine e Sherbimit Pyjor nuk gjendet asnje dokument per shpronesimin apo per tjetersimin e siperfaqes pyjore. Burime prane Drejtorise se Sherbimit Pyjor konfirmojne se sipas ligjit, kur siperfaqja e tjetersimit kalon mbi 1 ha, nuk mund te jape leje me Ministria e Bujqesise, por vetem Keshilli i Ministrave. Por ne kete rast eshte kaluar disa here siperfaqja e shpyllezimit dhe e tjetersimit, nderkohe qe nuk ka leje shfrytezimi. Probleme jane verejtur edhe per sa i perket raportimit te siperfaqeve te djegura gjate veres qe shkoi. Ne te gjithe Mirditen jane raportuar te djegura vetem 16 ha, kur vetem bjeshka e Oroshit, e cila eshte shuar totalisht eshte mbi 500 ha.
A.Ndoja
Zyrtaret e pyjeve, asnje reagim
Nje dite pas venies ne pranga te drejtorit te Sherbimit Pyjor te Mirdites, Artan Miza, gjendja ne kete ndermarrje ka qene e qete. Punonjesit si zakonisht kane qendruar ne zyra deri rreth ores 13:00 dhe me pas jane nisur per ne banesa. Ndersa automjeti i drejtorit i ndaluar nga policia e Lezhes per korrupsion, eshte sjelle dje prane Ndermarrjes se Sherbimit Pyjor, pasi nuk eshte mbajtur ne ambientet e policise. Ne cilesine e proves materiale hetuesit disponojne nje kasete dhe 20 milione leke te reja.