E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gabimi i mjekeve, vdes futbollisti shqiptar

Nje 21-vjecar nga Shqiperia ka vdekur dje ne spitalin “People's Hospital” ne Athine. Viktima e radhes ne token helene quhet Asllan Nela. I riu shqiptar jetonte ne ishullin grek te Hios. Ishte vetem 21 vjec dhe ishte i rreshtuar ne skuadren e futbollit “Farkainas”. Mediat greke bene te ditur mbreme se nje tjeter shqiptar ra viktime e neglizhences se mjekeve greke. Ai humbi jeten, pasi mjeket gabuan ne diagnostikimin e semundjes se tij. Djaloshi ankohej se fundmi per dhimbje ne kraharor. Kjo e detyroi ate t’i nenshtrohej analizave. Mjeket e spitalit te Hios percaktuan se Nela vuante nga Perikarditi, cka e detyroi te riun shqiptar te shkonte drejt Athines, per nje trajtim me te specializuar. Pas analizave qe iu kryen ne spitalin “People's Hospital” ne Athine, doktoret sqaruan se Nela vuante nga apendiciti akut dhe jo nga semundja e zemres, sikurse ishte percaktuar me pare. Fatkeqesisht, pas percaktimit te diagnozes se sakte, ishte teper vone per te riun shqiptar, i cili nuk mundi te perballonte semundjen. Ne kete menyre nje nderhyrje kirurgjikale e munguar, e renditur nga mjekesia si nder me te thjeshtat, i mori jeten 21-vjecarit qe ndoshta mund te ishte bere nje futbollist i madh.
Pakujdesia e mjekeve, humbi jeten 28-vjecarja
Nje tjeter shqiptare humbi jeten dy dite me pare ne spitalin e ishullit Samos, si pasoje e pakujdesise se mjekeve dhe infermiereve. Raporti paraprak mjekesor i hartuar nga spitali i Athines fajeson pikerisht bluzat e bardha te Samosit per vdekjen e 28-vjecares shqiptare, Antondeta Mance. Raporti citon se mjeku pergjegjes i spitalit te Samosit dhe grupi i infermiereve te ketij spitali konsiderohen fajtore per vdekjen e Mances. Sipas raportit, mjeku ne fjale nuk eshte treguar i kujdesshem per pacienten, duke lene nje vene te hapur ne operacionin e pare. Edhe ne nderhyrjen e dyte, mjeku pergjegjes qe u zotua se do t’i hiqte pacientes mitren, serish nuk ka bere nderhyrje te sakte dhe si rezultat i kesaj ka ardhur vdekja e pacientes. Te dhenat e fundit dhe kryesore do te jene analizat per operacionin e dyte. Ceshtja e Mances tashme ka kaluar ne prokurori, e cila do te zhvilloje hetime te gjera bazuar keto dhe ne raportin mjekesor te spitalit te Athines. Nderkohe, trupi i 28-vjecares eshte derguar ne atdhe dhe eshte varrosur ne Ksamil, vendlindja e saj. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne ishullin grek te Samos, ku Antondeta Mance vdiq pas lindjes se binjakeve ne Greqi. Ne operacionin e pare, ajo lindi binjake, nje vajze dhe nje djale, kurse gjate operacionit te dyte, Mance humbi jeten, duke lene jetime binjaket e sapolindur. Me kerkese te familjareve, ambasadori shqiptar, Vili Minarolli, i ka kerkuar Ministrise se Drejtesise se Greqise qe te nise nje hetim per zbardhjen e rrethanave te vdekjes se nenes se kater femijeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›