E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shitet

Makinat qe kam me frike ne trafik jane ato me tabelezen Shitet nga pas. Nuk di pse drejtuesit e tyre i ka kapur njefare papergjegjshmerie nga casti qe kane vene ate shenim. Ndoshta pse shpirterisht jane shkeputur nga automjeti dhe tani aq u ben nese ndodh ndonje demtim te brendshem le ta pesoje bleresi i ri.

Ose ndoshta pse nje pjese e mire e automjeteve me pusullen Shitet jane siguruar pa mundim te madh nga te zotet aktuale jane trafikuar a jane vjedhur dhe tani u jepen duart. Fakti eshte qe keto makina te vijne me furi nga pas te feksin dritat e gjata bejne parakalime te nderkryera te vijne me shpejtesi nga krahu i majte etj. Per mua shoferet me Shitet bashke me ata me targe DR jane me te rrezikshmit ne republike.

Ndersa per automjetet me DR shpjegimin e kam ato ose ngasin fare ngadale sa te cingerisin qimet e flokut ne rastin kur jane qytetare te vjeter durrsake ose me terselleme kur jane te zbritur vone ne kete qytet skane te bejne fare me emrin Dyrrahium - Durres fluturojne si te thuash mbi vend pa nje bosht shpjegimi per Shitet eshte ende i pasigurt. Por humbja e pergjegjshmerise mbi automjetin vlen me sa duket per cdo rast.

Me nje automjet te tille te sfilitur e te nxjerre per shitje me ngjan edhe Shqiperia jone keto kohe me shoferet e tyre qeveria qe kemi mbi krye. Ligji i ri per shitjen e hidrocentraleve me basenet dhe digat e tyre eshte me i fundit ne nje seri te gjate shitjesh koncesionesh faljesh qe ka nisur qysh nen qeverite socialiste por qe eshte keqesuar me pershpejtim ne vitet dhe muajt e fundit.

Po te marrim vetem zonen e Gjirit te Vlores shohim se ne 2007-n u falen per 1 euro rreth 60 hektare te zona e ish-fabrikes se PVC per nje port hidrokarburesh ne te mire te firmes La Petrolifera ne 2008-n u dha me koncesion gadishulli i Karaburunit deri thelle ne Parkun kombetar te Llogorase per firmen siciliane te mullinjve te eres Moncada ne 2010-n rreth 600 hektare qe perfshijne krejt Pyllin e Sodes per portin me te madh te konteniereve ne Europe.

Se shpejti pra qyteti i Vlores do ta gjeje veten te rrethuar nga nje hinterland i shitur. Do te kujtoje atehere me mall vitin 1920 kur ishte shitur qyteti por hinterlandi ishte i lire dhe ai mund te mesynte mbi qytetin. Ne te ardhmen sdo kete asnje mundesi clirimi qe nis nga qyteti drejt krahinave sepse behet fjale per kontrata dhjetera ose qindravjecare qe mund ti zgjidhesh vec me miliona e miliarda ne gjyqe nderkombetare.

Ekonomist nuk jam por nuk duhet te jesh i tille per tiu pergjigjur pyetjes Me se mbahet ky vendi yne Me se mbahet administrata e tij qeveria me se mbahen institucionet e atrofizuara publike shkollat spitalet policia me se mbahen fushatat elektorale dhe festat politike

Prodhimi bujqesor eshte minimal mijera hektare qe shohim lart e poshte neper Shqiperi vazhdojne te mbeten djerre ekonomi pyjore nuk ka ka vetem grabitje te pyjeve shfrytezimi i minierave dhe i zonave naftembajtese eshte dhene ne duar te huaja e vute re shitjen e puseve te fundit te naftes per firmen kanadeze Bankers ku Alpetroli yne ska me asnje pus por vazhdon megjithate te mbaje pergjegjesine per pastrimin e mjedisit te ndotur ne dhjetevjecare Si mund te kete kontrate me poshteruese.

A mund te mbahen gjithe keto shpenzime qe ka shteti dhe qeveria Berisha me taksat me se shumti evadive mbi ca pak ndermarrje dhe biznese te vogla e te mesme qe funksionojne Jo ai nuk mund te mbahet as me doganen mbi mallrat e huaja qe kane pushtuar tregun shqiptar. As biznesi i ndertimit nuk eshte frytdhenes pasi ai nuk eshte i perteritshem.

Gerryerja e shkembinjve dhe shtreterve lumore te Shqiperise per te prodhuar me to inerte qe derdhen pastaj mbi vendet tona me te bukura duke shemtuar fizionomine e qyteteve dhe te bregdetit shqiptar sepse masterplane dhe zgjidhje kulturore nuk ka jo vetem qe nuk eshte aktivitet produktiv i perteritshem por eshte kthyer ne veprimtari destruktive te ngjashme me nje gangrene.

Dhe taksat ose te ardhurat qe mund te buroje per shtetin ky aktivitet i ethshem ndertimor jane minimale. Ketu sigurisht nuk flas per tangjentet qe mund te japin per fushata ndertuesit e medhenj ose bakshishet qe japin per leje ndertimi ndertuesit e zakonshem pasi keto hyjne ne xhepa personale.

Keshtu qe ka vetem nje rruge Qe te mbahet administrata qe te funksionoje mire a keq shteti qe te funksionojne policia gjykatat KQZ partia me militantet dhe gjithe mekanizmat e tjera te ruajtjes se pushtetit vendi duhet te SHITET.

Modeli nuk eshte vetem ne qeveri ai zbret poshte ndonese me permasa me te vogla por me te njejtin thelb. Te gjithe kerkojne ta shesin kete vend. Duke jetuar ne rrethinat e Tiranes shoh se i vetmi aktivitet qe zhvillohet ketu eshte shitja e trojeve nga pronaret dhe shitja e lejeve te ndertimit nga administratoret. Kodrat rreth Tiranes dhe rreza e Dajtit po betonohen me nje shpejtesi marramendese.

Dhe kryetari i komunes se Dajtit ka paturpesine dhe leshon para zgjedhjeve moton Te vazhdojme rrugen e nisur se bashku e vetmja rruge. Cila rruge more faqezi ajo e mbjelljes se malit me te bukur ane nje qyteti me pallate gjer ne majen e tij

Kur mendoj qe regjimi i Enver Hoxhes kishte moto punen - punen e detyruar punen vullnetare punen ne prodhim etj. dhe njerezit u qepeshin kodrave dhe maleve prishin kullota po por ngrinin tarraca mbillnin ullishta dhe plantacione me agrume kurse regjimi i Sali Berishes ka per moto shitjen - shitjen me privatizim shitjen me koncesion shitjen me nje euro dhe as nuk pyet cfare ndodh me vendin me kap nje brenge e madhe sepse ndersa i pari clironte fuqine riperteritese te tokes i dyti e tjeterson ate duke i hapur rrugen e degradimit ne forme betonizimi dhe shkaterrimi ekologjik.

Iluzion nuk kam sepse e di qe regjimi i meparshem edhe pse na la nje vend te pademtuar se jashtmi pasurine e fituar nuk e perdori per te miren e popullit po per qetesimin e paranojes se udheheqjes qe ai ekonomine e futi ne qorrsokak duke e izoluar vendin. E sidomos krijoi duke shembur idhujt e djeshem nje zbrazetire te madhe morale nga dolen prej trekendeshit te dikurshem revolucionar sekretaret e partise qe moren ne dore qeverimin e Shqiperise sot.

Pa asnje skrupull me nje varferi te tmerrshme kulturore me paaftesi te skajshme drejtuese qe i ka bere nga administratore pasurish per cka i ka zgjedhur populli ne shites pasurish kombetare.

Po neser o Zot cfare do te shesin Parqet kombetare parqet arkeologjike Butrintin Apolonine Kodikun e purpurt te Beratit ikonat e Onufrit lagunen e Karavastase liqenin e Ohrit

Por le te mendojme vetem per nje cast se sa te vegjel dhe banale jane prapa tezgave te tyre per te kuptuar se aq lehte sa shkruajne tabelezen Shitet ne ballin e Shqiperise po aq lehte nje dite do tu ndalet dora dhe do te detyrohen te pergjigjen per te gjitha te keqijat qe po i bejne vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›