Braçe: Berisha paralajmërim për grusht shteti të butë, përfshin në fushatë strukturat e ushtrisë
TIRANE – Deputeti socialist Erion Braçe, tashmë i dyti në listën e kandidatëve të PS-së në qarkun e Fierit, konsideron se standardet e zgjedhjeve të 23 qershorit janë kushti themelor për të përmbushur tërësinë e kritereve të domosdoshme në mënyrë që vendi të marrë statusin kandidat për në BE.
I ftuar në rubrikën “Opinion”, me gazetaren Ola Bruko në “News 24”, zoti Braçe akuzoi kryeministrin Berisha për përfshirjen në fushatën e PD-së të strukturave të ushtrisë, Ministrisë së Mbrojtjes, apo Presidentin e vendit. Sipas Braçes, kryeministri po paralajmëron një grusht shteti të butë dhe po kërcënon procesin zgjedhor.
Sot më në fund u votuan 3 ligjet. Meritë e kujt është?
Fokusi është vendosur tek zgjedhjet, standardi i tyre si kushti themelor, për të përmbushur gjithë gamën e kushteve të integrimit për të marrë statusin kandidat. Në deklaratat e herëpashershme të komisionerit Fyle, këto 3 ligje nuk përmendeshin më si kusht, mbase shiheshin si kusht për bashkëpunim, por nuk mendoj se ishin kushtet themelore që ne të marrim atë që po kërkojmë me ngulm, statusin kandidat. Fokusi duhet të jetë tek zgjedhjet më shumë se tek kjo seancë, që ishte seanca më e mirë që duhet të përmbyllte këtë mandat 8-vjeçar të kësaj mazhorance. Ishte më e rëndësishmja për ta mbyllur denjësisht parlamentin e Berishës. Nëse do duhej, duhet të bëhej një debat. Jemi në fushatë dhe pjesë e atyre ligjeve kanë të bëjnë me atë që po ndodh. Një mësues i shkollës së mesme, të gjimnazit të Tërbufit në Cermë e hoqën nga puna, sepse maturantët po bënin mbrëmjen e maturës, me ftuan dhe mua atje vajta dhe atë e hoqën sepse ishte prezent. Nuk ishte as i angazhuar në fushatë, asgjë. Tani më thoni se çfarë ligji për statusin e nëpunësit civil. Këta po e dhunojnë administratën civile. I kërkojnë me detyrim administratës civile të shkojnë, pas orarit të punës dhe gjatë orarit të punës, të kontribuojnë në qendrat e PD. I ka zënë paniku të gjithë në Fier. Unë hy në një klub të pi një kafe dhe të gjithë mësuesit dalin jashtë, vetëm të mos i shohin. Ata që nuk paraqiten në grupseksionet e PD kërcënohen me pushim nga puna. Ne kemi marre angazhim se do të kthejmë në punë gjithësecilin nga ata që janë hequr nga puna.
Përse gjatë gjithë kësaj kohe PS nuk votonte 3 ligjet. Përse tani? Ka patur një presion nga z.Meta?
Nuk mendoj se ka pasur presion, asnjeri prej nesh nuk ka qenë në presion. Ka qenë një proces që ka të bëjë së pari me funksionimin e gjykatave, zbatimin e ligjit dhe vendimeve të gjyqësorit në këtë vend, si rasti i Fierit. Kjo ka qenë një pengesë shumë e madhe. Me administratën civile abuzohet, statusi i nëpunësit civil i domosdoshëm. Dhe rregullorja e Kuvendit. Ka elemente që nuk janë zgjidhur ende.
Amnistinë përse se votuat?
Si ta votonim, afatet që ishin vendosur në amnisti i përkisnin vitit 2011. Ishte një improvizim i çastit i Berishës. U kujtua që duhet t’i kthente përgjigje z.Rama që duke vërejtur një fushatë kriminale, barbare gjobash ndaj bizneseve. Kanë bërë dëme kolosale tek bizneset për qëllime politike. Atëherë zoti Rama tha se gjithë gjobat që janë vendosur do të fshihen nesër nga qeveria socialiste. U kujtua për atë që po bënte dhe doli e tha të votohet amnistia fiskale. Një pjesë e asaj amnistie është votuar, nuk kishim ndërmend të votonim kapitalet që janë vënë në mënyrë të paligjshme. S’kemi ndërmend të falim asgjë, apo të amnistojmë asgjë nga paratë e qelbura me të cilat këta janë pasuruar në mënyrë marramedëse.
Përse në seancën e sotme nuk u prek çështja e KQZ-së?
Sepse ka pasur refuzim permanent, jo vetëm ndaj nesh, por edhe ndaj ndërkombëtarëve prej Berishës, për të zgjidhur çështjen e KQZ. Duhet të ndreqet ajo që u shkel. Berisha refuzon ta bëjë këtë gjë. Refuzon përballë nesh, evropianëve, amerikanëve, duke i bërë një dëm kolosal zgjedhjeve në Shqipëri.
Çdo të thotë riformatim i KQZ për socialistët?
Një njeri që mandatohet me konsensus, kjo është formula që kemi dhënë. Nëse nuk pranojmë të rikthehemi në parametrat që ishim. Pranojmë që i shtati të vendoset me konsensus.
Perse nuk dërgoni emra në KQZ?
Sepse kërkojmë riformatim të formatit të KQZ. Duam një KQZ të balancuar dhe garante të procesit zgjedhor. Gjithë opozita është në konsensus.
Z. Malaj kërkoi që sot në këtë seancë ju të kushtëzonit votat për 3 ligjet me zgjidhjen e çështjes së KQZ, e keni marrë në shqyrtim këtë opsion?
Ç’të shqyrtojmë ne. Pala tjetër refuzon të flasë për këtë çështje, është e pamundur të flasësh me murin. Muri nuk të kthen xhevap. Ai po kalbet është duke rënë, por nuk të bëhet pjesë e një zgjidhje kushtetuese dhe ligjore. Po e kërkon gjithë faktori evropian e amerikan, siç e shihni Sali Berisha po vazhdon të cënojë në mënyrë skandaloze pavarësinë e institucionit, KQZ, integritetin e zgjedhjeve. Përfshirja e policisë, ushtrisë, shërbimit sekret, përfshirja e administratës publike, Presidentit të Republikës po cënojnë shumë rëndë integritetin e zgjedhjeve. Implikimi i strukturave të ushtrisë, Ministrisë së Brendshme, që duhet ti rrinë larg zgjedhjeve është paralajmërim për një grusht shteti të butë. Ky është shqetësimi për ne dhe ndërkombëtarët që e kanë kusht mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Nëse cenohet tani integriteti i zgjedhjeve, Shqipëria nuk do gjejë qetësi.
Ka një debat të fortë në lidhje me atë se kush do të jetë kryeministër nëse të majtët vijnë në pushet. Ç’ështe ky debat, përse ka lindur ky debat?
Po pyesni një njeri që është fare jashtë këtij debati. Kam atë përgjigje që të referoheni tek Kushtetuta. Kryetari i partisë që fiton zgjedhjet është kryeministër. Jemi fare të qartë në këtë aspekt kushtetues, statusor, moral. Ne besojmë fort se do t’i fitojmë zgjedhjet dhe do të qeverisim bashkë me aleatët tanë. Kryeministri do të dalë sipas Kushtetues.
A është LSI Kali i Trojës brenda të majtës?
Jo jo, unë e shikoj LSI si një nga partitë më të rëndësishme të koalicionit opozitar. Po punojmë për rotacionin në këtë vend.
Si po shkon fushata juaj elektorale?
Unë jam nga ora 8 e 30 e mëngjesit deri në 10 të darkës në territor, duke folur për shqetësimet e tyre. Kandidatët e PD nuk i shoh fare në territor. Problematika është e jashtëzakonshme dhe ne kemi meritën që u kemi ofruar zgjidhje për 3-4 probleme. Kemi premtuar të ulim koston për prodhimet e tyre. Edhe t’i financojmë, edhe të ulim çmimet për imputet. Të heqim TVSH për plehrat kimike, makineritë bujqësore. Të kontrollojmë cilësinë e farave dhe fidanëve. Njerëzit detyrohen të punojnë me tokën në kushtet primitive.
(er.nu/BalkanWeb)