Zbardhet vendimi, gabimet e mazhorancës në hartimin e ligjit
Historia e ligjit që pasuroi sindikatat me pasuri të paluajtshme që nga viti 1992
Laureta Rryçi
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka zbardhur dhe gabimet e mazhorancës në hartimin e ligjit. Kushtetuesja argumenton se në rastin në fjalë kemi të bëjmë pikërisht me cenim të së drejtës së pronës. Kjo për shkak se dekreti i Presidentit që i përket viti 1992 i ka bërë sindikatat pronare të pasurive të transferuara prej tij, pasuri këto të regjistruara edhe në zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurive dhe me shfuqizimin e tij realizohet de facto dhe de jure shpronësimi antikushtetues i sindikatave. Por, argumentet e gjyqtarëve kushtetues nuk mbarojnë me aq. Gjykata Kushtetuese vëren se me ndryshimet që ndodhën në Shqipëri, ish-bashkimet profesionale ndryshuan si emërtimin, ashtu edhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të tyre dhe u krijuan parakushtet ligjore për krijimin e sindikatave të pavarura. Ligji nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, në nenin 14, parashikon: “Sindikatat e njohura me ligj janë persona juridikë dhe mund të lidhin kontrata pune kolektive me subjektet publike ose private”. Sipas Kushtetueses, sindikatat fituan personalitet të plotë juridik, pjesë e të cilit ishte edhe pavarësia e plotë ekonomiko-financiare, pasi ato përfituan edhe administrimin e pasurive të ish-Bashkimeve Profesionale.
Historia
Me dekretin nr.204, datë 5.6.1992 të Presidentit të Republikës, pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme që shërbente për veprimtarinë sindikale dhe edukimin profesional e sindikal të punonjësve, u la në pronësi të sindikatave. Sipas këtij dekreti, ndarja e kësaj pasurie do të bëhej me marrëveshje ndërmjet sindikatave dhe mosmarrëveshjet lidhur me ndarjen e pasurisë do të zgjidheshin nga gjykata (neni 2). Po sipas tij (neni 3), pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë do të bllokoheshin, inventarizoheshin dhe vlerësoheshin nga një komision i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, duke marrë si bazë gjendjen faktike të muajit mars të vitit 1991. Dekreti i mësipërm i Presidentit nuk u kundërfirmos nga Kryeministri ose nga Ministri i Financave, si dhe nuk iu paraqit për miratim Kuvendit në sesionin më të afërt (nenet 28/19 dhe 29 të ligjit nr.7491, datë 29.4.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese”). Në datë 6.5.1998, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.8340, me anë të të cilit vendosi të mos e miratojë dekretin nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave”. Po në këtë datë, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.8340/1 “Për rregullimin e pasojave që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sindikatave””. Sipas këtij ligji, pasuritë e sindikatave të fituara nga zbatimi i dekretit nr.204 konsiderohen pasuria e luajtshme dhe e paluajtshme dhe vlerat monetare të ish-Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, sipas inventarizimit dhe vlerësimit të bërë nga Komisioni i ngritur nga Ministria e Financave dhe e Ekonomisë në muajin qershor të vitit 1992, mbi bazën e gjendjes faktike të muajit mars të vitit 1991. Ligji parashikonte, gjithashtu, se aktmarrëveshjet e arritura ndërmjet sindikatave, për ndarjen e pasurisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, kanë vlerë juridike me përjashtim të rastit kur parashikohet ndryshe në këtë ligj. Në datë 15.10.2009, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr.10159, i cili shfuqizon ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 “Për rregullimin e pasojave, që kanë rrjedhur nga zbatimi i dekretit nr.204, datë 5.6.1992 “Për pasurinë e sinidikatave””. Ky ligj, mes të tjerash, parashikon se, për marrëdhëniet e detyrimit, të krijuara ndërmjet sindikatave dhe të tretëve, si dhe për kontratat e lidhura ndërmjet tyre, për shkak të ushtrimit të tagrave të gëzimit dhe të posedimit prej sindikatave mbi pasuritë shtetërore të paluajtshme, zbatohen dispozitat e Kodit Civil (neni 2). Ekzekutimi i detyrimit, që rrjedh nga një marrëdhënie detyrimi ndërmjet sindikatës, në cilësinë e kreditorit dhe një pale të tretë, në cilësinë e debitorit, kryhet në favor të shtetit (neni 3), ndërsa për identifikimin e pasurive të sindikatave ligji ngarkon Agjencinë e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike (neni 4).
Pretendimet e qeverisë
Përfaqësuesit e Këshillit të Ministrave kanë argumentuar Shteti është pronar i vetëm i pasurive të administruara nga sindikatat, të cilat përgjatë kohës së administrimit kapërcyen në mënyrë abuzive tagrat e të drejtave reale të dhëna; Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shprehu qartë dhe pa ekuivok vullnetin e tij për moskalimin e pronësisë mbi këto pasuri nëpërmjet mosmiratimit të dekretit nr.204, datë 5.6.1992; termi i përdorur në ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 “të fituara nga zbatimi i dekretit”, bën referim te sendet dhe gjendjen juridike të tyre në vitin 1992, pra ka qëllim identifikimin e pasurive; termi “të përfituara” i referohet pasurive që mund të kishin rrjedhur si pasojë e futjes në qarkullim civil të grupit të pasurive të përshkruara në nenin 1 të ligjit. Sindikatat administronin pasuritë shtetërore, por nuk kanë qenë pronare të tyre, sepse u mungonte një prej tagrave të pronësisë që është e drejta e disponimit/tjetërsimit; në tekstin e nenit 6 të ligjit nr.8340/1, datë 6.5.1998 përdoret shprehimisht termi “administrimi i pasurive”; ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 është tranzitor për nga natyra, sepse ka dalë për rregullim pasojash dhe jo për rregullim pozitiv definitiv; rregulli bazë i këtij ligji është ndalimi i shprehur i tjetërsimit, i vendosur për të mbështetur lirinë sindikaliste deri në forcimin ekonomik të mjaftueshëm të sindikatave, si dhe për t`i paraprirë faktit juridik të fitimit të pronësisë me parashkrim (me 31.12.2020 sindikatat do të kishin të drejtën e posedimit për 18 vjet e 6 muaj). Ligji i kundërshtuar nuk cenon parimin e sigurisë juridike, pasi nuk merr përsipër të përkeqësojë situatën e pronësisë së sindikatave, sepse ato asnjëherë nuk kanë fituar një titull pronësie mbi pronat që kanë patur në administrim; fitimi i një të drejte nëpëmjet akteve inekzistente dhe pa fuqi juridike nuk mund të ruhet si gjendje nëpërmjet invokimit të parimit të sigurisë juridike.
Pretendimi i Sindikatave
Kërkuesit kanë parashtruar në mënyrë të përmbledhur këto pretendime për shfuqizimin e ligjit objekt kërkese:
- Ligji i kundërshtuar cenon parimin kushtetues të sigurisë juridike, pasi ai cenon të drejtat e fituara mbi një bazë legjitime.
- Ligji nr.10159, datë 15.10.2009 cenon të drejtën e pronës, të garantuar nga neni 41 i Kushtetutës, pasi ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 i ka bërë sindikatat pronare të pasurive të transferuara prej tij, pasuri këto të regjistruara edhe në zyrat përkatëse të regjistrimit të pasurive të paluajtshme; me shfuqizimin e ligjit 8340/1, datë 6.5.1998 realizohet de facto dhe de jure shpronësimi i sindikatave në mënyrë antikushtetuese, pasi nuk respektohet asnjë prej kritereve të përcaktuara nga neni 41 i Kushtetutës; dekreti nr.204 solli pasoja faktike si të ishte i vlefshëm juridikisht për një periudhë prej 6 vitesh (1992-1998), pasoja që u pranuan dhe nga ligjvënësi i kohës, i cili miratoi ligjin nr.8340/1, datë 6.5.1998 pikërisht për rregullimin e këtyre pasojave; ky ligj nuk ua ka dhënë objektet sindikatave në administrim deri më 31.12.2020, por në pronësi me tagra të kufizuara dhe sanksioni i vetëm, në rast shmangie nga objektivat sindikaliste, është jo rikthimi i pronës te shteti, por mospërtëritja e kontratës së qiradhënies; ligji nr.8340/1, datë 6.5.1998 është ligj vlerësues që legjitimon me fuqi prapavepruese pasojat e ardhura nga dekreti nr.240, pra ligjëron titullin e pronësisë të sindikatave.
- Ligji i kundërshtuar cenon të drejtën e lirisë sindikaliste, të garantuar nga neni 50 i Kushtetutës, pasi cenon pavarësinë financiare të saj, të kuptuar si tërësia e burimeve ekonomike për financimin e këtyre organizatave; sindikatat i kanë gëzuar pronat e tyre plotësisht, të pashqetësuara dhe në mirëbesim për një periudhë shumë të gjatë kohore, kanë krijuar marrëdhënie të shumta me të tretë dhe asnjë akt formal ose joformal i cilësdo strukturë të shtetit nuk i ka lënë ato të kuptojnë se në të ardhmen situata e tyre do të ndryshonte negativisht.
- Ligji është i papajtueshëm edhe me nenin 11 të Kushtetutës, pasi kjo dispozitë kushtetuese nuk mbron vetëm veprimtarinë ekonomike fitimprurëse, por edhe pronën dhe veprimtarinë ekonomike jofitimprurëse të sindikatave e të organizatave të tjera.
- Ligji është i papajtueshëm me kërkesat e nenit 118 (pikat 1 dhe 2) të Kushtetutës, pasi problematika ose çështje të cilat, për shkak të natyrës së tyre, duhet të rregullohen me ligj, nuk mund të rregullohen me akte nënligjore.
22 Qershor 2010