Fier, ujësjellësit kërcënim për shëndetin e banorëve
22/06/2010 DSHP jep alarmin: Depot të pambuluara, ujë i paklorifikuar dhe tubacione pranë ujërave të zeza
FIER- Drejtoria rajonale e Shëndetit Publik Fier ka nisur një aksion të gjerë për verifikimin e kushteve higjeno-sanitare dhe standardeve të ujësjellësve. Temperaturat e larta që shoqërojnë stinën e verës shërbejnë si katalizator për aktivizimin e agjentëve patogjen, të cilët shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore. Mangësitë e konstatuara në shërbimin e ujësjellësit, si dhe temperaturat kanë bërë që institucioni shëndetësor të ndezë sirenat e alarmit duke u kërkuar njësive vendore marrjen e masave urgjente për përmirësimin e situatës.
Situata
“Jemi në shekullin e XXI, por fatkeqësisht disa njësi vendore veprojnë si në shekullin e XVIII. Ndërtohen depo uji pa lejen dhe miratimin higjieno-sanitar dhe pastaj dalin probleme që kërkojnë po aq investim sa ka bërë depoja”, tha Shefi i Shërbimit të Higjienës në DRSHP, Nuredin Kallashi. “Ka ujësjellës që lejojnë ose japin me dashje ujë jashtë kushteve higjeno-sanitare”, tha Kallashi duke identifikuar ujësjellësin e Patosit që varet nga bashkia e këtij qyteti.
“Është papërgjegjësi totale tu japësh ujë qytetarëve nga rrjeti i tubacionit pa kaluar më parë në depo, ku klorifikohet, dhe kjo vetëm e vetëm për tu vjelë lekët atyre”, tha Kallashi. Kallashi përmendi si më të rrezikuarit në këtë drejtim, banorët e fshatrave Patos fshat, Lalar, disa lagje të qytetit të Patosit, si dhe qendrat rurale, Kreshpan, Varibob e Jorgoz. “Në lagjet "Grizë" e "Manekaj" Bashkia e Patosit ka shpuar puse për furnizim me ujë, por ky ujë nuk duhet të përdoret pasi është i paklorifikuar dhe mund të përsëris rastin e Ballshit, ku dhjetëra qytetarë u helmuan për shkak të ujit të pijshëm”, tha Kallashi. Kallashi nuk i kurseu vërejtjet edhe në drejtim të kushteve, standardeve dhe sigurisë së depove të ujit. "Në shumë njësi vendore depot nuk plotësojnë kushtet higjienike, nuk janë të thurura dhe të pajisura me kapak. Njerëz të papërgjegjshëm apo faktorët natyror mund të ndotin shumë lehtë ujin në këto depo dhe shkaktuar probleme epidemike”, tha Kallashi, duke cituar ujësjellësin e Cakranit. Sipas Kallashit, papërgjegjësia e njësive vendore arrin deri aty sa në disa komuna janë shpuar puse pranë rrjetit të kanalizimit të ujërave të zeza.
Justifikimi: Është në tokën time
Bllokon depon e ujit, lë fshatin pa ujë të pijshëm
BERAT- Banorët e fshatit Shegjëz të komunës Lumas në rrethin e Beratit kanë ngelur prej një jave pa ujë të pijshëm, pasi një banor i fshatit ka bllokuar depon e ujit me pretendimin se ajo ndodhet në pronën e tij. Ka qenë kryeplaku i fshatit Sheqëz, Fatos Leshi, i cili ka kërkuar ditën e djeshme ndihmën e policisë, pasi banorët nuk kanë ujë prej një jave në banesat e tyre. Kryeplaku i fshatit ka bërë të ditur dje në organin blu se banori Sadush Qevani ka bllokuar depon e ujit të pijshëm duke mos lejuar furnizimin e rreth 800 banorëve të fshatit me ujë të pijshëm. Kreu i fshatit ka deklaruar se pasi e kish ngritur problemin pranë komunës dhe nuk ish gjetur asnjë lloj zgjidhje është detyruar të kërkojë ndihmën e policisë. Burime të policisë së Beratit bëjnë me dije se menjëherë sapo kanë marrë këtë informacion, ekspertët e policisë kanë udhëtuar drejt fshatit Shegjëz ku kanë marrë në pyetje Sadush Qevanin. Ky i fundit ka pohuar se depoja e ujit të pijshëm që furnizon banorët e fshatit ndodhet në tokën e tij dhe pasi ish kthyer nga emigrimi ai kish vërejtur dëmtimin e të mbjellave nga riparimet që ishin kryer në depon e ujit. Por, me gjithë pretendimet e Qevanit ekspertët e policisë deklaruan se po punojnë për këtë ngjarje, çka ka lënë pa ujë të pijshëm rreth 800 banorë të këtij fshati.
S. Gorrica
I pranishëm në inaugurim ministri Ridvan Bode
Dy hidrocentrale mbi lumin e Selcës në Gorë të Korçës
KORÇE- Mbi lumin e Selcës në komunën Gorë të rrethit Korçë, startuan punimet për ngritjen e një hidrocentrali, i cili do të prodhojë gjatë një viti 20 mijë kilovat orë energji elektrike. Ky hidrocentral do të ndërtohet nga një kompani italiane dhe një kompani vendase me aktivitet në rrethin e Korçës. Investimi që do të kryhet kap një vlerë prej 5 milionë eurosh. Megjithatë, projekti i kaskadës parashikon ndërtimin e dy hidrocentraleve, çka synon kthimin e Shqipërisë në një fuqi ballkanike hidroenergjetike. Veç sa më sipër, ndërtimi i dy hidrocentraleve, njëri pas tjetrit, mbi rrjedhën e lumit në fshatin Selcë do ti vijë në ndihmë zonës më të thellë malore të rajonit të Korçës, ku njëkohësisht do të ndihmojë edhe në zhvillimin ekonomik të komunës së largët të Gorës. Projekti në fjalë do të jetë bashkëkohor dhe merr përsipër zbatimin e të gjitha kërkesave për mbrojtjen e mjedisit. Projekti i përmendur më sipër parashikon përfundimin e hidrocentralit dhe vënin në punë të tij gjatë vitit të ardhshëm. Në përurimin e nisjes së punimeve ishte i pranishëm edhe deputeti i Korçës, njëherazi dhe ministër i Financave, Ritvan Bode, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi projektin si mjaft të rëndësishëm për vetë zonën e Korçës, por edhe për Shqipërinë, pasi ndërtimi i hidrocentraleve me kontratë koncesionare po rrit fuqinë hidroenergjetike të vendit”. V. Hasani