E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e Klodian Saliut, Coli kundërshton shokun e Lulzim Berishës

22/06/2010 Dëshmitari, jam shokë me Berishën, por makinën nuk ia kam dhënë

TIRANË- Të pandehurit e akuzuar si pjestarë të “bandës së Durrësit”, janë duke u përballur me dëshmitarët e akuzës. Radhën për të dhënë fakte në lidhje me makinën që u përdor për të vrarë shtetasin Klodian Saliu, e pati Geri Baja, ish- menaxher i lokalit Berluskoni në qendër të Tiranës në vitin 1998. Makina përdorej për furnizimin e lokalit dhe Berisha ka shfrytëzuar shoqërinë për ta përdorur më pas në vrasjen e Saliut. Dëshmitari Baja u bë objekt debati mes akuzës dhe mbrojtjes një seanc më parë, teksa kishte ardhur nga Italia për tu pyetur me cilësinë e dëhsmitarit. Ndërkohë që dje tha se ka qenë në punë si menaxher i lokalit me të njëjtin emër për një kohë të gjatë. Pranoi se ka pasur njohje me të pandehurin Lulzim Berishë, por në asnjë mënyrë nuk pranoi faktin se ka dhënë makinën për ta përdorur në një vrasje. Baja shtoi se Berisha së bashku me Plaurent dervishaj, edhe ky i pandehur në këtë proces, venin shpesh në lokalin që ai punonte. Tha se ka patur një makinë tip BMË me targa të huaja që e përdornin për të furnizuar lokalin. Përt ë qenë në rregull me ligjet, ai tha se i kanë nxjerrë targa të reja makinës. “ Unë dua të them se makinën na e vodhën. Nuk mbaj mend datën se kur, por kam vajtur disa herë në polici për të deklruar të vjedhur dhe nuk e kam bërë pasi nuk gjeja njeri”, tha dëshmitari. Por ndërhyrjez e akuzes ishin te shumta. Prokurori Anton Martini, ndërkohë kishte përpara dëhsminë e dhënë prej Geri Bajës në vitin 1998 dhe më pas në 2006. Por kishte edhe dëshminë e dhënë nga i penduari Adriatik Coli. Ky i fundit i tha gjykatës se e njeh shume mirë Geri Bajën. “E njoh të pandehurin Geri Beja. Lulzim Berisha vinte me të pandehurin Plaurent Dervishaj tek lokal “Berluskoni”. Kam qenë prezent kur Lulzim Berisha i ka marrë makinën tip BMË, para ambienteve të lokalit. Të nesërmen Lulzim Berisha e ka marrë në telefon Geri Bejën dhe i ka thënë që të bëjë një kallëzim sikur i kishin marrë makinën. Për këtë gjë e kam të sigurt se kam qenë vetë prezent kur ka folur në telefon”. Ndërhyrja e Adriatik Colit e ka irrituar të pandehurin Lulzim Berisha dhe vet dëshmitarin, i cili është shprtehur se nuk ka dijeni për një bisedë të tillë. Geri Baja tha se makinën nuk ia ka dhënë Berishës, por ia kanë vjedhur dhe për këtë ai nuk ndryshoi asgjë. Më pas ndërhyri prokurori Anton Martini, që i kujtoi dëshmitarit deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore në vitin 1998 menjëherë pas vrasjes. Në këto deklarime, baja është shprehur se makinën një ditë para se të vritej Klodian saliu ia kishte marr Lulzim berisha dhe një ditë më pas kjo makinë u gjet në Durrës nga policia e braktisur. Në makinën u gjetën dokumentet e lokalit dhe faturat me të cilat punonin. Kjo provë ka futur në sherr shumë të pandehur dhe dëshmitar, të cilët mes tyre kanë patur kontradikta. Dëshmitari ka mohuar të ketë pasur kontakte një ditë pas vjedhjes së automjetit tip BMË me të pandehurin Lulzim Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›