Durrës, trajleri, përplaset me trafik ndarësen, corientohet qarkullimi
DURRËS-Për rreth 2 orë autostrada Tiranë-Durrës ka qenë e pakalueshme. Kjo për shkak të aksidentimit të një kamioni i cili është përplasur me trafikndaresen. Nje trajler, i ngarkuar me bojë ka devijuar nga rruga duke u përplasur me murin ndarës në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Sukthit.
Si pasojë e përplasjes drrejtuesi i mjetit L.Skendi është plagosur lehtë, ndërkohë dëmë ka pësuar edhe një karburant që ndodhej pranë vendit ku u përplas trajleri.
Ngarkesa materiale e llojit boje është shpërndarë në gjithe këtë pjesë të autostradës duke shkaktuar për një kohë të gjatë dhe bllokimin e kalimit të automjeteve nga Durrësi në Tiranë.
Forcat e policisë janë përpjekur për të normalizuar qarkullimin i cili doli jashtë kontrollit, ndërkohë dyshohet e shkak i përplasjes ka qenë lagështira në rrugë.
(e.m/BalkanWeb)