E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet, plagosi me thikë kushëririn e dehur

DURRES- Një 42-vjecar nga fshatrat e Durresit eshte arrestuar sot pasdite, disa ore pasi kishte qelluar me thike mbi kusheririn e tij. Burime zyrtare nga drejtoria e policise se qarkut, bene te ditur se ngjarja ka ndodhur sot ne oret e para te dites ne fshatin Arapaj, 7 km larg Durresit.
Sipas burimeve, Besim Dule, 45 vjec, eshte qelluar me thike nga djali i xhaxhait te tij, 42-vjecari Ismail Dule, tashme i arrestuar. Te dy personat mesohet se kane qene te dehur, thane burimet, duke shtuar se 45-vjecari eshte plagosur pak minuta pasi ka shkuar ne banesen e kusheririt te tij.
Nderkohe, policia po vazhdon hetimet lidhur me ngjarjen, perfunduan burimet.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›