E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahia: Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse

TIRANË- Partia Lëvizja e Legalitetit përcakton sistemin dypolar të përcaktimin e reformës zgjedhore si shkaktar të konfliktit politik dhe të dështimit të zgjedhjeve të 2009 në vend. Këtë deklaratë bëri kryetari i kësaj partie Ekrem Spahiu , gjatë një takimi të Këshillit Kombëtar, që përkoi edhe me 116 vjetorin e lindjes së mbretit Zog.

“ Ne gjykojmë se mungesa e konsnsusit për reforma të domosdoshme është rrjedhojë e konfliktit politik, i cili si një sistem dypolar shkaton pasoja të rënda. Është kjo arsyeja kryesore pse sitemi dypolar që u projektua në zgjedhjet e vitti 2009 rezultoi i pasuksesshëm dhe duhet të korrigjohet sa më shpejt”,- theksoi Spahiu.

Partia Lëvizja e Legalitetit kërkon që reforma zgjedhore të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse.

“Ka ardhur koha që të mos bëjmë nga një kod zgjedhor për cdo palë zgjedhje, por të bjmë mirë, dhe një herë e mirë një reformë zgjedhore që të sigurojmë kushte të barabarta për të gjtiha subjektet zgjedhore, përfaqësim real dhe shenjtëri të votës”,- vlerësoi Spahiu .
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Spahia: Reforma zgjedhore gjithëpërfshirëse

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›