E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, taksisti grabit dy turiste të huaja, arrestohet

Gazeta Shqip

Dy turiste të huaja, njëra gjermane dhe tjetra austriake, kanë rënë pre e grabitjes në qytetin e Korçës mbrëmjen e djeshme. Lara Bogataj dhe Sabrina Elisabeth, të dyja 25-vjeçare kanë marrë një taksi në qytetin e Korçës në mënyrë që të shkonin në Ersekë. Sipas informacioneve që vijnë nga policia e Korçës, dy vajzat kanë hipur në taksinë me targa AA 216 EA, e cila drejtohej nga 28-vjeçari Olsion Trajko.

Gjatë rrugës, drejtuesi i mjetit i ka zbritur të dyja vajzat nga makina, dhe pasi u ka grabitur të gjitha çantat dhe sendet që kishin me vete, i ka braktisur në mes të rrugës. Kanë qenë banorët e zonës që u kanë ardhur në ndihmë dy turisteve dhe i kanë orientuar në mënyrë që të bënin denoncimin në polici për çka u kishte ndodhur.

Pas kësaj, policia ka kryer edhe arrestimin e autorit të ngjarjes, 28-vjeçarit Trajko, në shtëpinë e të cilit u gjetën edhe sendet e grabitura.

31 korrik 2012 (gazeta-Shqip.com)

Korçë, taksisti grabit dy turiste të huaja, arrestohet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›