Zbardhet vrasja e ’97-s, arrestohet një, dy në kërkim
06/02/2009 Gjatë grabitjes 3 shtetasit vranë Nuredin Myzyrin
BERAT- Policia e Beratit ka deklaruar dje zbardhjen e një tjetër ngjarjeje të vitit 1997, ku humbi jetën një i ri, ndërsa mjeti ku udhëtonte ra pre e grabitjes me dhunë nga tre beratasit grabitës. Në kuadër të një operacioni të koduar “Konspiracioni” organizuar nga Sektori i kundër Krimeve të Rënda në bashkëpunimin me organin e Prokurorisë është mundësuar zbardhja e ngjarjes ku mbeti i vrarë Nuredin Myzyri, banor i lagjes “Uznovë” në periferi të qytetit të Beratit dhe më pas arrestimin i njërit prej autorëve të kësaj vrasjeje. Burime të komisariatit të policisë së këtij qyteti bëjnë me dije se rreth orës 23:00 është mundësuar arrestimi i Sokol Kalemit, 37 vjeç, lindur dhe banor i këtij qyteti, Beratit. Policia tha se Kallmi rezulton të jetë autor i vrasjes së Nuredin Myzyrit, ngjarje e ndodhur më 5 korrik të vitit 1997 në lagjen “Uznovë” të këtij qyteti. Myzyri mësohet se mbeti i vrarë ndërsa udhëtonte me një mjet tip kamion që udhëtonte në drejtim të qytetit të Poliçanit. Automjeti ZIZ mësohet se ka preh e grabitjes me dhunë nga tre persona të armatosur gjatë rrugës, në vendin e quajtur “çezma e thatë”. Tre personat e armatosur mes të cilëve dhe Kallmi mësohet se i kanë zënë pritë mjetit dhe kanë grabitur pasagjerët, mes të cilëve ndodhej dhe 25-vjeçari Myzyri, të cilin pas kundërshtimeve e kanë vrarë. Ndërkohë shpalljen në kërkim të Saimir Gegollit dhe Artan Keçit.