Gjonaj: Procesi i votimit u zhvillua normalisht
06/02/2009 Debatet mbi buxhetin, reagon për procedurën sekretari i këshillit bashkiak
Rezultatet i janë komunikuar kryetarit të këshillit menjëherë pas mbylljes së procesit.
Vijojnë debatet në lidhje me procedurën e votimit të buxhetit të bashkisë, që u hodh poshtë pas më shumë se katër orë debatesh, duke u kthyer në një nga çështjet më të debatueshme aktuale ndërmjet palëve. Gjatë ditës së djeshme sekretari i këshillit bashkiak të Tiranës ka reaguar, duke e cilësuar votimin të rregullt dhe brenda të gjitha kompetencave që lejon procedura e votimit, teksa ka shpjeguar dhe rolin institucional të sekretariatit në këtë proces. “Roli im zhvillohet në përputhje me rregulloren e funksionimit të këshillit bashkiak të Tiranës. Pika 2, germa c e këtij neni përcakton shprehimisht se kjo sekretari “numëron votat e këshilltarëve që marrin pjesë në votim të hapur dhe i njofton kryetarit rezultatin e tij. Pikërisht në ushtrim të kësaj përgjegjësie ne si sekretari ndoqëm, si çdo herë tjetër, votimin e mbledhjes së pardjeshme, ku pavarësisht klimës së veçantë të tensionit në sallë nuk hasëm asnjë vështirësi të pazakonshme për të kryer rolin tonë institucional”, - ka pohuar sekretari i këshillit Vladimir Gjonaj. Duke treguar kështu se procesi i votimit u hap dhe u krye normalisht, qoftë për sa i përket prezencës së domosdoshme ligjërisht, qoftë për sa i takon lexueshmërisë krejt të qartë të vullnetit të shprehur me votë. Kjo procedurë, sipas tij, është kryer pavarësisht klimës së tensionit që mbizotëroi në seancën e votimit. “Fillimisht rezultati i votimit u pranua nga kryetari i këshillit, madje pasi u verifikua edhe nga ai vetë (kjo vërtetohet lehtësisht edhe nga provat filmike të medieve të pranishme në sallë), por çuditërisht vetëm pak më pas kryetari i këshillit shpalli parregullsinë e votimit, gjë që ndodh për herë të parë qëkur unë kryej këtë detyrë dhe që në fakt është plotësisht e pavlefshme, në kuptimin e rregullores së funksionimit të këshillit bashkiak, sepse detyrën e numërimit zyrtar të votave dhe nxjerrjes së rezultatit zyrtar e ka vetëm sekretaria e këshillit dhe askush tjetër që mund të numërojë për hesapin e tij, qoftë ky kryetari i këshillit, kryetari i Bashkisë apo vetë këshilltarët, mediet ose publiku”, - ka përfunduar Gjonaj.
Zhbllokimi i fondeve
Pritet tjetër reagim për procesin e votimit
Prononcimi i bërë dje nga sekretari i këshillit bashkiak ka ardhur menjëherë pas deklaratës së bërë një ditë më parë në lidhje me procesin e shpallur të pavlefshëm mbrëmjen e 3 shkurtit në seancën ku u votua buxheti. Kryetari i këshillit bashkiak Sokol Dervishaj ka pohuar gjatë ditës së djeshme se do të ketë një tjetër reagim zyrtar kundrejt prononcimit të Vladimir Gjonajt, i cili është parashikuar të publikohet gjatë ditës së sotme. Dervishaj ka pohuar se shpallja e votimit si i pavlefshëm ka ardhur për shkak të shkeljes së procedurave legjitime të votimit, pasi nuk janë deklaruar votat kundër dhe ato abstenime. Kështu që rrjedhimisht pretendimet e sekretariatit janë të pavlefshme, sepse nuk mund të quhet i ligjshëm një proces votimi pa deklaruar të gjitha votat “pro” dhe “kundër”. Njëkohësisht gjatë ditës së djeshme edhe prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, ka pohuar për mediet se nuk mund të ketë zhbllokim të fondeve të buxhetit pa kaluar më parë vendimi i firmosur nga këshilli bashkiak